Ministri Ahmetaj: Buxheti i vitit 2019 rritet me 5.9%

05/11/2018 - 11:41

Gjatë prezantimit të  pr.ligjit për buxhetin e vitit 2019 në Komisionin e Ekonomisë, ministri i Financave dhe Ekonimisë Arben Ahmetaj tha se buxheti i vitit 2019 rritet me 5.9% dhe do të ketë rritje pagash në disa sektorë si dhe investime dhe mbështetje në sektorët e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit dhe infrastrukturës.

“Paketa fiskale synon uljen e barrës së kombinuar fiskale për kompanitë. Paketa fiskale parashikon ndryshimet e mëposhtme për tatimin e për të ardhurat ulja e tatimit për dividentin. Përjashtim për TVSH për makinat bujqësore të importuara sipas VKM. Normë e reduktuar TVSH për transportin e autobuzave publikë.

Rritja e akcizës për duhanin. Shpenzimet buxhetore do mbështesin shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën duke gjeneruar edhe punësimin. Shpenzimet buxhetore për herët parë shkojnë në 519 mln lekë. Totali programohet me rritje me 5.9%.”- tha Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj gjithashtu foli me shifra konkrete për sektorët ku do të ketë rritje pagash, duke përfshirë shëndetësinë dhe arsimin.

“Transporti për nxënësit është parashikuar për të shpenzuar 680 milionë lekë. Përfitojnë 36 mijë mësues, është hera e dytë që arsimi ka një rritje të konsiderueshme të pagave. Kjo është rritja e dytë e konsiderueshme brenda në një periudhë shumë të shkurtër, në harmoni të plotë të të gjithë qeverisë për të rritur cilësinë e arsimit. Do të përfitojnë 4600 mjekë dhe mbi 134 mijë mijë, edhe kjo është rritja e dytë e konsiderueshme.”, tha ai.

Sipas Ahmetaj, sektori i bujqësisë do të jetë një nga sektorët më potencial për vitin 2018, ndërsa ri-përsëriti edhe njëherë faktin se qeveria do të mbështesë fermerët me financime dhe projekte të IPARDIT.

“Bujqësia mund të quhet për 2019 në potencial një nga sektorët më të financuar. Së pari që nga viti 2018 mbështetja për fermerët është rritur me 900 milionë lekë nga viti në vit. E dyta dhe shumë e rëndësishme është fillimi i IPARDIT, në logjikën e vet ka koordinimin  e financimit me 25 për qind nga buxheti i shtetit dhe 75 prej tij.”, shtoi ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 15 vitet e ardhshme (2019-2032), qeveria është angazhuar në projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP), për të cilat do të duhet të

Shqipëria po përjeton periudhën më të mirë turistike të pas viteve ’90. Të huajt e kanë “pushtuar” atë nga veriu në jug.

Shqipërisë dhe Malit të Zi do t’i duhet më shumë angazhim për zbatimin e rregullave fiskale që vendosin dhe që kanë në objekt uljen e bor

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kujtuar edhe një herë subjekteve që dividenti që paguhet brenda datës 20 gusht është 8%.

Euro vazhdon të bjerë në mënyrë të frikshme në kursin e këmbimit valutor.

Monedha e përbashkët eruopiane u rrit edhe gjatë ditës së sotme përkundrejt lekut.

Monedha e përbashkët europiane e ka rinisur sërish javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj pas aksionit të djeshëm në Himarë ku dhe u gjobit një biznes për një faturë të lëshuar

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje se tatimi mbi dividentin është në shkallën 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 g

Hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është rritur më tej në vitin 2018.