Monitor: Fondi buxhetor për Rindërtimin, për tre vite 220 milionë euro

12/02/2020 - 11:56

Fondet buxhetore për financimin e pasojave të tërmetit do të jenë gjithsej 27 miliardë lekë për të gjithë periudhën e rindërtimit.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, nga kjo shumë 20 miliardë lekë janë fonde që do të rrjedhin nga buxheti i këtij viti, 5 miliardë lekë janë financime që do të ndahen në buxhetin e vitit 2021 dhe 2 miliardë lekë janë financime që do të akordohen në vitin 2022.

E gjithë shuma, që do të financohet nga taksat e shqiptareve nëpërmjet buxhetit të shtetit, përllogaritet 220 milionë euro. Ky financim do të mbulojë rreth 20 për qind të kostos totale të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të përllogaritura nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me donatorët.

Praktikat e kaluara kanë treguar se donatorët mund të financojnë maksimumi 30 për qind të kostove që shkaktohen nga fatkeqësi të tilla. Për shembull qeveria italianë në vitin 2010 mori financime nga BE rreth 430 milionë euro për dëmet e tërmetit të vitit 2009 në Aquila, për të cilat kërkonte një financim total prej 19 miliardë eurosh.

Ministria e Rindërtimit përllogarit se pjesa e kostos që mbetet do të jenë kredi të buta afatgjata nga donatorët. Deri më tani janë angazhuar Banka Botërore dhe Fondi Monetar ndërkombëtar me një instrument të veçantë huaje për rikuperimin bënë me dije të njëjtat burime.

Nga ana tjetër qeveria vendosi të zgjerojë deficitin buxhetor me rreth 30 miliardë lekë për tre vitet në vijim me qëllim financimin e pasojave të tërmetit të 2016 nëntorit 2019.

Sipas Ministrisë së Financave këtë vit deficiti buxhetor arrin në 2.2 % të PBB-së nga 1.6% që ishte parashikuar para tërmetit, duke e zgjeruar masën e borxhit me 10 miliardë lekë (81 mln euro), shumë kjo që do të përdorej për financimin e nevojave të tërmetit.

Në vitin 2021 sipas projeksioneve të reja të Ministrisë së Financave deficiti buxhetor do të arrijë në -1.7% të PBB-së nga 1.1 % që ishin projeksionet para tërmetit. Deficiti zgjerohet me një shumë prej 135 miliardë lekësh ose rreth 122 mln euro. Por financimi buxhetor për tërmetin vitin tjetër në buxhet është parashikuar me vetëm 5 miliardë lekë ose pak më shumë se 40 milionë euro.

E njëjta llogari vlen edhe për vitin 2022, ku qeveria do të zgjerojë deficitin buxhetor më shumë se planifikimi për financimin e pasojave të tërmetit që në këtë vit janë përllogaritur në vetëm 2 miliardë lekë ose 16 mln euro.

Qeveria e Shqipërisë ka shprehur angazhimin e saj për të udhëhequr përpjekjet e rimëkëmbjes dhe rindërtimit. Opsionet për të financuar rimëkëmbjen janë rialokimet buxhetore, premtimet e donatorëve, huatë ose grante nga agjencitë shumëpalëshe dhe bilaterale, dhe kontributet nga sektori privat.

I gjithë procesi i rindërtimit që do të kalojë në tre faza pritet të përfundojë në vitin 2023, ndërsa këtë vit dhe vitin tjetër pritet të përfundojë njësitë e strehimit të cilat kane edhe koston më të madhe, prej 800 milionë eurosh. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pandemia e koronavirusit e ka ndaluar ekonominë botërore dhe do të nevojiten shuma të mëdha monetare për të ndihmuar vendet në zhvillim.

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 128.17 lekë, me një rritje ditore prej

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar dhe për të n

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së

Banka e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë normën bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë ë

Përhapja e koronavirusit në mbarë botën ka shtuar frikën nëse paraja cash është një burim i mundshëm i kalimit të infeksionit.

“Shifra është e konsiderueshme, do të mbartet për një periudhë më shumë se 1-vjeçare”.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se prej datës 17 mars, e deri në një njoftim të dytë, shërbimet e Administratës Tatimore nuk