Monitorimi i ri i qeverisë: Siguria mbetet problematike në Koncesionin e Rinasit

24/09/2020 - 15:11

Qeveria e Shqipërisë ka monitoruar zbatimin e kontratës koncesionare në Aeroportin e Rinasit dhe ka gjetur se kriteri në lidhje me sigurinë mbetet problematik edhe pse në prill të vitit 2019 në ambientet e Aeroportit ndodhi një super grabitje.

Nga 11 indikatorët e performancës së kontratës së koncesionit rezulton se, realizimin më të dobët e ka sistemi i sigurisë.

Sipas Ministrisë së Financave që ka monitoruar kontratën, “implementimi i plotë i sistemit të  menaxhimit të sigurisë nga koncensioni” u realizua në masën 65 % në vitin 2019. Gjithashtu kontratat ka pasur realizim jo në parametra në mjetet kundra zjarrit në Aeroport dhe në mirëmbajtjen e Aerodromit  (shih tabelën bashkëngjitur).

Mungesa e sigurisë në Rinas rezultoi me kosto për sistemin bankar, pasi përgjatë viteve 2018-2019 ndodhën një seri vjedhjesh në ambientet e Aeroportit. Më e rënda ishte ajo e prillit të vitit 2019 ku në ambientet e Aerodromit në afërsi të avionit u vodhën miliona euro që do të transportoheshin nga bankat jashtë vendit. Ngjarja e cila tronditi opinionin publik vuri nën presion kompaninë kineze që menaxhon koncesionin e Rinasit.

Por në mbyllje të vitit 2019 qeveria e Shqipërisë në monitorimin që i ka bërë kontratës ka vënë re që indikatori që ka lidhje me sigurinë në Aeroport nuk është përmbushur ende.

Si rrjedhojë e rritjes së nevojës për fluturime ajrore në fillim të viteve 2000 qeveria e kohës vendosi të japë Aeroportin “Nënën Tereza” me koncesion.

Këshilli i Ministrave vendosi të shpallë për investitorët ndërkombëtarë ndërtimin e një terminali të ri dhe shërbimeve të tjera, si dhe operimin e aeroportit. Procedurat konkurruese u mbyllën në fund të vitit 2003 dhe në datën 23 prill 2005 Tirana International Airport filloi operimet tek Tirana International Airport “Nënë Tereza”. Ky projekt kishte një kohëzgjatje prej 22 vitesh, me maksimum kohëzgjatje 4.5 vjet në varësi të operimit të një aeroporti të ri tregtar me një vlerë investimi 9.1 miliardë lekësh, sipas një ndryshimi që iu bë kontratës në prill 2018, kur aeroportit të Rinasit u hoq monopoli, pasi u lejua ndërtimi i Aeroportit të Kukësit, që edhe sot nuk është akoma funksional.

Projekti konsiston në zhvillimin e dy fazave A dhe B ku përfshihet projektimi, financimi, operimi, ndërtimi, vënia në punë, mirëmbajtja dhe administrimi/zhvillimi i terminalit të ri të aeroportit, duke lejuar zgjerimin e tij në të ardhmen. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Derisa pandemia e koronavirusit po ndikon me shpejtësi te njerëzit që gjithnjë e më pak të përdorin para të gatshme, por edhe qeveritë me

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2020 pritet të ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas

Komisioni Europian ka miratuar Planin Ekonomik dhe të investimeve për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të fokusohet në 10 drejtime k

Përparimi më i shpejtë në zgjidhjet mjekësore kundër koronavirusit të ri (COVID-19) mund të shpejtojë rimëkëmbjen ekonomike të vendeve, e

Miratohet rritja e pagës minimale në 30 mijë lekë.

Familjet e varfra të klasifikuara në 20 përqindëshin e poshtëm te të ardhurave mujore shpenzojnë shumë më tepër për tu argëtuar, për rest

Nga ndryshimet ligjore për sistemin e taksave vendore do të përfitojnë 53 mijë biznese të vogla të gjendura përballë vështirësive nga pan

Me rritjen e rasteve të infektimit nga koronavirusi, shumë shtete po shikojnë mundësinë e rikthimit të kufizimeve.

Një rikthim i fortë nevojitet në 2021 për të ndihmuar ekonominë globale që të shërohet nga pandemia e koronavirusit.

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur pa masa ndëshkuese hetimin e thelluar në tregun e telefonisë celulare.