“Moody`s”: Ekonomia shqiptare do të rritet mbi parashikimet

02/12/2017 - 11:15

   Gjiganti botëror i vlerësimeve, Moody`s, vetëm dy muaj pas publikimit të fundit për vendin tonë, ka rishikuar në rritje projeksionet për ekonominë shqiptare gjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm.

Projeksionet më të fundit janë publikuar në raportin mbi statistikat e përgjithshme, që publikohet çdo 6 muaj dhe që është siguruar ekskluzivisht nga SCAN.

Në bazë të raportit të fundit, rezulton se, ekonomia shqiptare sipas Moody`s do të rritet me 3.9% këtë vit, nga 3.6% që projektonte vetëm dy muaj më parë. Edhe për vitin e ardhshëm rritja ekonomike projektohet po në 3.9%, nga 3.8% që vlerësohej më 2 Tetor të këtij viti.

Për vitin 2019 ndërkohë, Moody`s flet për një rritje ekonomike në 4%, duke e bërë praktikisht një prej institucioneve ndërkombëtare më optimiste sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare në vitet në vijim. Madje, Moody`s është më optimiste edhe se qeveria shqiptare sa i përket rritjes ekonomike këtë vit.

Po ashtu, në krah të kundërt me institucionet e tjera ndërkombëtare shkon Moody`s sa i përket investimeve të huaja direkte, pasi parashikon një rënie tepër modeste në vitet në vijim, ndërkohë që i ka rishikuar në rritje këto projeksione në krahasim me dy muaj më parë.

Për këtë vit, projeksionet tregojnë se investimet e huaja direkte do të jenë në 7.7% të PBB, vitin e ardhshëm në 7.4% dhe në 2019 në 7.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Rritja e projeksioneve për ekonominë shqiptare vjen vetëm pak ditë përpara se agjencia të publikojë vendimin më të fundit për notën e borxhit sovran të Shqipërisë./scan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të prurjeve të emigrantëve, deri në fund të 2017-s, janë futur në ekonominë shqiptare 26 milia

Numri i të punësuarve sipas Rajoneve nxjerr në pah situatën e trishtë ku në 9 qarqe të vendit punësimi në bujqësi zë 60-86 për qind të to

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për kompaninë e cila do të përzgjidhet për vënien në operim dhe menaxhimin me 35

Personat fizikë nuk do të duhet të depozitojnë më në organet tatimore vendimin e destinimit të fitimit, ndërsa personat juridikë që i dor

Në kuadrin e mbrojtjes së investitorit dhe edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tërheq vëmendjen në lidhje me investim

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se këtë vit ka qenë se

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.

Arsimi merr për familjet e reja  çerekun e shpenzimeve, madje më shumë  se për t’u ushqyer dhe strehuar.

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar ditën e shtatë radhazi me rënie në tregun vendas.