Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Ndryshimi i kufirit minimal, 31.8 mijë biznese të vogla çregjistrohen nga TVSH

25/02/2021 - 07:34

Numri i subjekteve të vogla, që janë çregjistruar nga skema e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) ka arritur në 31,821. Shifra u bë e ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ndërsa numri i bizneseve të vogla që janë me përgjegjësi tatimore me TVSH është 1,329.

Çregjistrimi i tyre u bë pas hyrjes në fuqi të nenit 117, të ligjit, Nr.92/2014, datë 27.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i cili ndryshoi kufirin minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar në 10 milionë lekë, nga 2 milionë lekë që ishte më parë.

Sipas tatimeve, deri në fund të vitit 2020, numri total i bizneseve te vogla ishte 89,270, nga të cilat 33,697 ishin biznese të vogla me TVSH. Pas çregjistrimit të subjekteve me qarkullim vjetor deri ne 10 milionë lekë, tashmë, vetëm 1.5% e subjekteve të vogla në vend janë pjesë e skemës së TVSH-së.

Tatimet pohojnë se për momentin nuk ka ende një shifër të saktë, sesa ka qenë TVSH e paguar nga subjektet e vogla për vitin 2020. Ndërsa për vitin 2019, tatimet kanë deklaruar se TVSh e paguar nga subjektet e vogla ishte rreth 3.4 miliardë lekë (27 milionë euro).

Krahas subjekteve të vogla, nga skema e TVSH-së kanë dalë edhe të gjitha profesionet e lira, me qarkullim deri në 10 milionë lekë. Kontabilistët, audituesit, noterët, avokatët, vlerësuesit e pasurive dhe të gjithë profesionet e tjera të lira, nga 1 janari, nuk do të paguajnë më TVSH-në nga zero, por mbi qarkullimin vjetor prej 10 milionë lekësh, ashtu si gjithë bizneset e tjera.

Krahas rritjes së kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar nga 2 në 10 milionë lekë, u shfuqizua dhe neni për dispozitat zbatuese të ligjit të TVSH-së, i cili ishte miratuar në vitin 2014 dhe përcaktonte që profesionet e lira si avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, paguanin TVSH nga zero.

Profesionet e lira kanë paguar TVSH nga zero, që nga janari i vitit 2015, përveç dentistëve, që ndonëse përfshihen në listen e profesioneve të lira hynin te furnizimet e përjashtuara dhe nuk paguanin TVSH.

Nga 1 janari 2021 edhe fermerët, në skemën e kompensimit, do paguajnë TVSh për qarkullim vjetor mbi 10 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që ishte kufiri minimal deri në fund të 2020-s.

Nga 1 janari është rritur dhe kufiri mbi të cilin paguhet tatim fitim. Bizneset e vogla me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë do të kenë tatim fitimi zero, sipas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Deri në fund të 2020-s, bizneset me qarkullim vjetor nga 0 në 5 milionë lekë kanë paguar zero tatimfitim, ndërsa bizneset nga 5 në 14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar prej 5%.

Ky ndryshim pritet të ketë një efekt më të vogël, pasi pjesa më e madhe e subjekteve të vogla kishin një qarkullim vjetore nga 0-5 milionë lekë, ndaj dhe më parë nuk paguanin tatim fitim. Sipas të dhënave të tatimeve, në vitin 2019, ishin rreth 9,300 subjekte me qarkullim 5-14 milionë lekë, që kishin paguar gjithsej 945 mln lekë (7.6 mln euro). /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pensioni mesatar në qytet në vitin 2020 shënoi ulje për herë të parë që nga viti 2000 kur ekzistojnë të dhënat zyrtare.

Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim brenda gjysmës së parë të këtij viti kartëmonedhën e re të prerjes 10 000 lekë.

Ministria e Drejtësisë zbardhi se plani i veprimit për strategjinë e luftës ndaj korrupsionit nuk u realizua në pjesën më të madhe të tre

Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit.

Volumi i mallrave të trasportuar me tragete nga/drejt portit të Durrësit gjatë 3-mujorit 2021 është rritur me 16%, krahasuar me të njejtë

Gjatë periudhës 2010-2019, produktiviteti i punës në Shqipëri është rritur me ritme më të larta se paga minimale.

Banka Botërore ka bërë vlerësimin e përmbyllës për projektin e aksesit të barabartë gjinor në mundësitë ekonomike dhe ka sjellë në vëmend

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe ndihmat masive qeveritare do të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë globale në një nivel r

"Vendi mund të dalë nga kriza e shumëfishtë që ka prekur duke investuar në sektorin e edukimit" – shprehen ekspertët Selami Xhepa dhe Adr