Në 9 muaj, 1.3 miliardë euro nga turizmi

12/12/2017 - 20:07

   Ekonomia shqiptare përfitoi mbi 1.3 miliardë euro të ardhura bruto nga turizmi në 9 muajt e parë të vitit.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se turizmi vijon të rritet me ritme dyshifrore, duke qenë një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë gjatë dy viteve të fundit.

Sipas shifrave të publikuara në bilancin e pagesave, për periudhën janar-shtator të këtij viti, të ardhurat nga turizmi u rritën 13 për qind, nga 1.16 miliardë euro që ishin në nëntëmujorin e vitit të kaluar në 1.31 miliardë euro për nëntë mujorin e këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në tremujorin e tretë të vitit, i cili përbën edhe pikun e sezonit turistik, të huajt shpenzuan mbi 588 milionë euro në Shqipëri për turizëm apo udhëtime të ndryshme.

Por rritja e turizmit nuk është vetëm në kahun hyrës. Edhe shqiptarët janë duke shpenzuar më shumë në udhëtime jashtë shtetit. Sipas Bankës së Shqipërisë në 9 muajt e parë të vitit, shpenzimet e shtetasve shqiptare për udhëtime jashtë ishin 973 milionë euro.

Kjo bën që kontributi neto i turizmit për ekonominë shqiptare, pra diferenca mes të ardhurave që hyjnë nga jashtë dhe shpenzimeve që shqiptarët bëjnë në vendet e tjera të jetë rreth 340 milionë euro, çka sërish mbetet një nga burimet më të rëndësishme të valutës për ekonominë./tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të prurjeve të emigrantëve, deri në fund të 2017-s, janë futur në ekonominë shqiptare 26 milia

Numri i të punësuarve sipas Rajoneve nxjerr në pah situatën e trishtë ku në 9 qarqe të vendit punësimi në bujqësi zë 60-86 për qind të to

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për kompaninë e cila do të përzgjidhet për vënien në operim dhe menaxhimin me 35

Personat fizikë nuk do të duhet të depozitojnë më në organet tatimore vendimin e destinimit të fitimit, ndërsa personat juridikë që i dor

Në kuadrin e mbrojtjes së investitorit dhe edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tërheq vëmendjen në lidhje me investim

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se këtë vit ka qenë se

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.

Arsimi merr për familjet e reja  çerekun e shpenzimeve, madje më shumë  se për t’u ushqyer dhe strehuar.

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar ditën e shtatë radhazi me rënie në tregun vendas.