Nga 1 janari s’ka më kazino në zonat e banuara!

10/09/2018 - 13:59

Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi sot dekretin e presidentit të Republikës Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”” .

Teksa raportoi para deputetëve në Komision, ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se nuk ka asnjë ndryshim në ligjin për lojërat e fatit.

“Ne unifikuam standardin, për të sqaruar gjithologët, mënyra se si definohet baza e taksimit në këto lojëra fatit ka pasur një përjashtim. Lotaria Kombëtare që taksohej ndryshe, të gjitha kompanitë e tjera taksoheshin me 15% dhe ajo 10%. Në si qeveri thamë që kjo kompani e bërë si koncesion në kohën e Saliut duhet të përmbushë të njëjtat standarde si të tjerat”, u shpreh Ahmetaj, ndërsa garantoi se nga data 1 janar e vitit 2019 në zonat e banuara nuk do të ketë më kazino elektronike, ndërsa bastet sportive, do të jenë në distancë 200 metra nga njëra-tjetra.

“Më 1 janar dua ta ndaj me qytetarët, dua ta ndaj me kompanitë, dua ta ndaj dhe me ju nuk do të ketë më kazino elektronike, në bazë të ligjit kazinotë elektronike do të largohen në zona ku me ligj do të lejohet ky aktivitet që nuk ka lidhje me zonat e urbanizuara. E dyta, në bazë të definicionit të ligjit do të ushtrohen klauzolat e rrallimit të zyrave të basteve, 1 në 200 metra”, u shpreh Ahmetaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eksportet arritën në 310 miliardë lekë për vitin 2018, sipas të dhënave të INSTAT, duke arritur në një nivel rekord, me një rritje prej 1

Kompania e Shpërndarjes së Energjisë ka ndryshuar skemat e aktmarrëveshjeve për abonentët që janë debitorë.

Sektorët që sigurojnë punësim masiv si bujqësia, fasoni, turizmi kanë dhënë alarmin për mungesën e fuqisë punëtore, duke ulur pretendimet

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës zhvilloi një takim informues për prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor, me hyrjen në fuq

Rritet numri i bizneseve të vogla, që po regjistrohen në skemën e TVSH-së.

“Problemi i kreditimit të ekonomisë është i vjetër sa tranzicioni”.

Një skemë e 20 subjekteve që bashkëpunonim me njëri-tjetrin përmes faturave fiktive në një shumë totale prej 34 milionë eurosh, me qëllim

Ndalimi i importit të automjeteve më të vjetra sesa 10 vjet, duke filluar nga 2 dhjetori, ka ndikuar ndjeshëm në frenimin e tyre, që në m

Italia ka mbetur destinacioni kryesor i eksporteve shqiptare edhe në vitin 2018.

Një vendim i Këshillit të Ministrave i  miratuar në fund të tetorit të vitit të shkuar përcaktonte kufizimet për importin e mjeteve të pë