Nga tërheqja e blloqeve te marrja e shërbimeve, si duhet të veprojnë bizneset pas mbylljes së sportevele të Tatimeve

17/03/2020 - 07:35

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se prej datës 17 mars, e deri në një njoftim të dytë, shërbimet e Administratës Tatimore nuk do të ofrohen në sportelet dhe zyrat e Shërbimit për Tatimpaguesit për shkak të masave të sigurisë për mos përhapjen e koronavirusit.

Bizneset kanë shprehur shqetësimin se për vazhdimësinë e aktivitetit të tyre do duhet të marrin blloqe faturash. Tatimet kanë sqaruar se subjektet, që kërkojnë të pajisen me bllokun e faturave tatimore do të mund ta tërheqin atë nga data 17 mars pranë zyrave rajonale të administratës tatimore, me të njëjtën procedure si edhe më parë.

Alketa Çabej përfaqësuese e Drejtorisë Ligjore dhe Teknike në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve sqaroi për “Monitor” se pavarësisht masave që janë marrë për luftën ndaj koronavirusit, administrata tatimore do të ketë punonjës të saj që do u shërbejnë nevojave të bizneseve për blloqe të faturave tatimore.

“Edhe pse shumë prej shërbimeve në organet tatimore mund të bëhen dhe sugjerohet që të bëhen online përmes platformave dixhitale e-Albania apo edhe e-filing, sërish për marrjen fizike të blloqeve tatimore të njohura nga gjithë biznesi, si blloqet e faturave të TVSH-së, do të ketë punonjës së administratës tatimore që do të shërbejnë për plotësimin e kërkesave të këtij lloji.

Bizneset në periudha të zakonshme gjithmonë mbajnë rezervë blloqe TVSH-je, megjithatë për shkak të gjendjes së pazakontë të gjithë ata që do të duan të vazhdojnë të tërheqin fizikisht blloqet e faturave tatimore, mund të realizojnë këtë me paraqitjen fizike të tyre apo përfaqësuesve të tyre tek zyrat e drejtorive rajonanale tatimore, siç ka ndodhur më parë ”, u shpreh Çabej.

Për ofrimin e shërbimeve, si tërheqja e vërtetimeve, administrate tatimore njoftoi se ato do të kryhen vetëm përmes platformës elekronike e-Albania. Për shërbime të tjera gjithashtu, biznesi mund të përdorë llogarinë e deklarimit elektronik e-filing.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Garancitë shtetërore, proceset gjyqsore, Parternitetet Publike Private (PPP) dhe degradimet mjedisore konsdierohen si risqe që lidhen me

Qeveria ka vendosur të shtyjë për vitin e ardhshëm aplikimin e dy masave që ka prezantuar si pjesë të paketës së tretë për të lehtësuar b

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka sugjeruar qeverisë shqiptare që për pagat e profesioneve të lira (juristë, dentistë, avokatë, auditues, e

Teksa lufta me pandeminë COVID-19 vijon, Bashkimi Evropian i ka dhënë 15 milionë euro grante Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit

Industria e naftës po rikuperon disa nga humbjet e muajve fillestarë të pandemisë dhe pret përmirësim të kërkesës konsumatore.

Ekonomia shqiptare pritet të humbë rreth 1.8 miliardë euro nga pandemia që ka mbërthyer vendin dhe botën, si rrjedhojë e shpërthimit të i

Për herë të tretë brenda vitit qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin e vitit 2020.

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.