Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Ngadalësohet ekonomia më e madhe e Evropës

15/01/2013 - 18:23

 

Gjermania ka ekonominë më të fuqishme të Europës, por parashikimet ekonomike të saj janë tkurrur përballë recesionit të eurozonës.

Berlini tha sot se ekonomia e Gjermanisë u tkurr me 0.5 për qind në tre-mujorin e fundit të vitit 2012, ulja më e madhe e regjistruar për ekonominë e këtij vendi në thuajse tre vite. Gjermania tha se rritja e saj ekonomike vitin e kaluar ra në 0,7 për qind.

Pritet që rritja ekonomike e këtij vendi të ulet edhe më shumë këtë vit, duke arritur në 0,4 për qind, më e ulët se ç'mendohej në një parashikim paraprak prej 1 për qind.

Ekonomia e 17 vendeve të eurozonës u ul në muajt prill – shtator të vitit 2012 dhe parashikuesit thonë se kjo prirje vazhdoi deri në fund të vitit. Përkeqësimi i ndjeshëm ekonomik në disa vende të eurozonës - si Greqia, Spanja, Italia- është mënjanuar disi nga ekonomia e fuqishme e Gjermanisë.

Por në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, eksportet, importet dhe investimet gjermane u ngadalësuan. Ky ngadalësim u vu re edhe në shpenzimet e konsumatorëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit.

Volumi i mallrave të trasportuar me tragete nga/drejt portit të Durrësit gjatë 3-mujorit 2021 është rritur me 16%, krahasuar me të njejtë

Gjatë periudhës 2010-2019, produktiviteti i punës në Shqipëri është rritur me ritme më të larta se paga minimale.

Banka Botërore ka bërë vlerësimin e përmbyllës për projektin e aksesit të barabartë gjinor në mundësitë ekonomike dhe ka sjellë në vëmend

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe ndihmat masive qeveritare do të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë globale në një nivel r

"Vendi mund të dalë nga kriza e shumëfishtë që ka prekur duke investuar në sektorin e edukimit" – shprehen ekspertët Selami Xhepa dhe Adr

Megjithëse bota sot jeton në epokën e teknologjisë, struktura e investimeve në ekonominë shqiptare dëshmon ende një dominim të skajshëm t

Tregu i punës në vendin tonë paraqitet mjaft problematik, sidomos në drejtim të informalitetit, i cili pritet përkeqësojë varfërinë në të

Në vitin më të keq, që pas 1997-s, ekonomia ka humbur rreth 71 miliardë lekë, (560 milionë euro), si rrjedhojë e pandemisë që ktheu përmb

Rimbursimi i TVSH-së ndaj bizneseve u intensifikua gjatë dymujorit të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të viteve të mëpars