Nis “lufta” për çmimin e energjisë elektrike

15/10/2017 - 16:19

   Enti Rregullator i Energjisë ka hapur procedurën për të miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë në 2018-tën. Tashmë pritet që dy kompanitë OSHEE dhe OST të dërgojnë aplikimin pranë Entit për të bërë propozimin e çmimit të ri. ERE  do të marrë dy vendime të ndryshme në fund të muajit dhjetor, një për përcaktimin e tarifës që Operatori i Transmetitmit do të vendosë mbi kompaninë e shpërndarjes për përdorimin e rrjetit, dhe një tjetër për çmimin që OSHEE u shet energji konsumatorëve.

ERE ka ndryshuar edhe mënyrën se si do të vlerësojë çmimin për konsumatorët fundorë. Tashmë në aplikimin e kompanisë OSHEE do të llogariten edhe të ardhurat e reja të cilat vijnë si rezultat i përfitimeve nga lidhjet në rrjet apo marrëveshja për blerjen e energjisë për humbjet me çmim më të mirë nga KESH. Edhe pse duhej, deri më sot këto të ardhura nuk janë llogaritur në çmimin që ERE ka vendosur për konsumatorët, duke sjellë tarifa më të larta për ta.

Në këtë vendim bordi i ERE-s vendos si kusht që të ndryshojë çmimin e energjisë nëse kompania e shpërndarjes dështon me planin e investimeve. Aplikimet për çmimin e ri të energjisë duhet të ishin bërë në fillim të muajit tetor, por operatorët ende nuk kanë arritur të mbyllin propozimet.

Pritet që vendimi për çmimin e ri të hapë një luftë mes aktorëve në këtë treg. Ky ka qenë një vit me shpenzime të larta për OSHEE-në, ndërsa të tre kompanitë KESH, OST dhe OSHEE vijojnë të kenë borxhe ndaj njëra–tjetrës. Nga ana tjetër autoriteti i konkurrencës dhe komisioni parlamentar përgjegjës për çështjet e energjisë i ka rekomanduar ERE-s ulje të çmimit të energjisë. OSHEE rezultoi në 2016-ën me 85 milion euro fitim neto. /Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Euro ka vijuar rënien edhe gjatë ditës së sotme duke prekur një tjetër nivel rekord të ulët.

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës ka shënuar performancën më të lartë në realizimin e të ardhurave, për këtë arsye është përzgjedhur si

Ndërkohë tarifat e studentëve janë rritur nga viti në vit sidomos pas 2015-s, të ardhurat nga tarifat që paguajnë ata kanë shënuar rënie

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” kanë publikuar informacionin mbi vlerësimin tatimor, mënyrat si bëh

Nëse ke dhënë një ambient me qira dhe nuk paguan tatimin në burim prej 15%, apo e deklaron më pak vlerën e qirasë në raport me realen me

Fluturie Qinami, 35 vjeçe, prej pak vitesh kishte një dyqan ushqimor në periferi të Tiranës.

Shqipëria e ka të nënfinancuar sektorin e arsimit nga arka publike, në raport me vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, por edhe me

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar një tjetër rekord të ulët për dekadën, duke u këmbyer poshtë 124 lekëve.

Studentët kanë pushtuar rrugët e Tiranës kundër rritjes së tarifave në Universitetit.  Edhe pse Shqipëria nuk ka shkollat dhe univeristet