Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Numri i kartave të kreditit ra me 4.3% në vitin 2020

05/03/2021 - 10:57

Kartat e kreditit janë një ndër produktet e pakta të pagesave që nuk arritën të rimëkëmbeshin pas hapjes së ekonomisë dhe e mbyllën vitin e kaluar me një ndikim negativ nga pandemia.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se më fund të vitit 2020 numri i kartave aktive të kreditit zbriti në më pak se 109 mijë, në rënie me 4.3% krahasuar me një vit më parë.

Kjo është hera e parë në 15 vitet e fundit që numri i kartave të kreditit pëson rënie vjetore. Ato mund ta kenë ndier më shumë efektin e pasojave të pandemisë, sepse përdorimi i tyre është shumë i lidhur me turizmin dhe udhëtimet.

Rënia drastike në udhëtimet mes shteteve ka bërë që shumë karta krediti të mos rinovohen ose të mbyllen, sepse përdoruesit e tyre nuk i kanë vlerësuar më si të domosdoshme. Karta e kreditit është një produkt që nuk ka arritur të zhvillohet shumë në tregun shqiptar.

Një studim krahasues i Bankës Botërore vitin e kaluar se rreth 8% e shqiptarëve në moshë madhore zotëronin një kartë krediti, kundrejt 9.7% të boshnjakëve, 10.4% të kosovarëve, 16.7% të malazezëve, 17.4% të maqedonasve dhe 17.6% të serbëve.

Në Eurozonë, kjo shifër është disa here më e lartë dhe pothuajse 45% e individëve zotërojnë një kartë krediti. Zhvillimi i dobët i këtij produkti mund të lidhet sa me prapambetjen në depërtimin e shërbimeve bankare, aq edhe me faktin se ekonomia shqiptare ka një përqindje të lartë të përdorimit të parasë fizike si instrument për transaksionet ekonomike.

Element tjetër që kufizon zgjerimin e këtij produkti mund të jenë edhe çmimet. Kartat e kreditit janë një instrument më i shtrenjtë krahasuar me produktet e tjera të kredisë konsumatore.

Nëse interesi mesatar për paradhëniet bankare ka rënë në rreth 11%, norma e interesit për fondet e përdorura nga kartat e kreditit zakonisht fillon me 15% (Banka e Shqipërisë nuk publikon të dhëna për interesin mesatar të këtij produkti).

Megjithatë, bankierët argumentojnë se karta e kreditit është një produkt me rrezik pak më të lartë, përveçse zakonisht ajo ofron një periudhë prej maksimalisht 45 ditësh kur klienti mund t’i shlyejë detyrimet pa paguar interesa. Sipas tyre, këta elementë bëjnë që norma e interesit për detyrimin që klienti e mbart përtej kësaj periudhe të jetë pak më e lartë.

Për vitin 2020, rënia ishte specifike për kartat e kreditit, ndërsa numri i kartave të pagesave në tërësi vazhdoi të rritej. Në fund të vitit 2020, shqiptarët kishin në përdorim 1.26 milionë karta bankare aktive, rreth 4.8% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Paralelisht, numri i pagesave me kartë në Shqipëri arriti në më shumë se 5.8 milionë gjatë vitit 2020, në rritje me 17% krahasuar me një vit më parë. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pensioni mesatar në qytet në vitin 2020 shënoi ulje për herë të parë që nga viti 2000 kur ekzistojnë të dhënat zyrtare.

Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim brenda gjysmës së parë të këtij viti kartëmonedhën e re të prerjes 10 000 lekë.

Ministria e Drejtësisë zbardhi se plani i veprimit për strategjinë e luftës ndaj korrupsionit nuk u realizua në pjesën më të madhe të tre

Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit.

Volumi i mallrave të trasportuar me tragete nga/drejt portit të Durrësit gjatë 3-mujorit 2021 është rritur me 16%, krahasuar me të njejtë

Gjatë periudhës 2010-2019, produktiviteti i punës në Shqipëri është rritur me ritme më të larta se paga minimale.

Banka Botërore ka bërë vlerësimin e përmbyllës për projektin e aksesit të barabartë gjinor në mundësitë ekonomike dhe ka sjellë në vëmend

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe ndihmat masive qeveritare do të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë globale në një nivel r

"Vendi mund të dalë nga kriza e shumëfishtë që ka prekur duke investuar në sektorin e edukimit" – shprehen ekspertët Selami Xhepa dhe Adr