OECD për PPP-të: Shqipëria nuk e mat riskun fiskal edhe pse e identifikon si potencial

09/07/2020 - 07:36

Garancitë shtetërore, proceset gjyqsore, Parternitetet Publike Private (PPP) dhe degradimet mjedisore konsdierohen si risqe që lidhen me aktivitetin e qeverisjes qendrore në Shqipëri. Por edhe pse e dimë ekzistencën e këtyre risqeve fiskale për të paktën dy kategori nuk kemi asnjë vlerësim apo matje të këtij risku, që do të mundësonte në një skenar shoku marrjen e masave të nevojshme.

Raporti “Qeverisja në një vështrim në Ballkanin Perëndimor” i Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) publikuar në 7 korrik, ka zhvilluar një anketë në vendin tonë përgjatë vitit 2019 ku ka rezultuar se janë të identifikuara katër risqe të lidhura me aktivitetin e qeverisë, ku së pari shoku makro-ekonomik çka nuk mund të vlerësohet apo llogaritet, krizat e sektorit financiar të llogaritura, ndryshimet demografike vetëm të identifikuara si risk, por jo të llogaritura në efekt.

Tek partneritetet Publike Private, nga gjithë rajoni Shqipëria dhe Kosova rezultojnë me risk të cilësuar fiskal nga PPP-të dhe Serbia, por që kjo e fundit e ka të klasifikuar këtë risk dhe të publikuar me të dhënat e nevojshme. Pjesa tjetër e vendeve si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë PPP si risk të lidhur me aktivitetin e qeverive respektive.

Dy risqet e tjera të matura nga anketa e OECD-sw janë ato që lidhen me entitetet publike dhe konkretisht qeverisja vendore dhe ndryshimet në administratë dhe kompanitë që zotërohen nga shteti. Edhe për të dyja këto kategori OECD pohon se ka një risk të identifikuar potencial por nuk ka një vlerësim real të këtij risku.

“Risqet fiskale janë të pasigurta nëse vijnë apo jo. Gjithsesi vigjilenca dhe kuptueshmëria e tyre i mundëson politikëbërësve që të rrisin kapacitetin e qeverisë për t’u adoptuar ose tërhequr prej tyre. Në 2015-n, OECD rekomandoi që qeveritë të identifikonin, vlerësonin dhe menaxhonin me kujdes qëndrueshmërinë afatgjatë dhe risqet e tjera fiskale” thuhet në raportin e OECD./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria u përfshi pak kohë më parë nga debati i legalizimit të mjeteve virtuale duke argumentuar se vetëm përmes rregullimit të kuadrit

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe material

Shqipëria mund të jetë një destinacion tërheqës për prodhuesit europianë, të cilët po marrin në konsideratë zhvendosjen e njësive të prod

Maryam Salim, menaxhere e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, në një intervistë ka bërë një përshkrim të situatës ekonomike në të cilën

Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit.

Nëse ke mbaruar shkollën e lartë, ke më shumë mundësi që të mbetesh i papunë, në krahasim me dikë që ka vetëm arsim 8-9 vjeçar.

Procesi i Fiskalizimit ka filluar prej datës 1 jnar 2021.

Grupi Emaar nuk ndërton vetëm godina, hotele dhe qendra tregtare, por një përvojë të mirë e ka në ndërtimin e porteve dhe marinave.

Kriza e shkaktuar në ekonomi nga pandemia e koronavirusit dhe kufizimet për të frenuar përhapjen e saj kanë ndikuar negativisht aktivitet

Në shekullin ku jetojmë udhëtimet gjithnjë e më shumë po marrin dimensionin e argëtimit, më shumë se sa një domosdoshmëri për të kryer ne