OSHEE në situatë të vështirë financiare

Postuar: 19/06/2018 - 18:15

   Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE, është në situatë të vështirë financiare, një fakt ky qe e pranon vetë kompania zyrtarisht.

Televizioni Klan ka siguruar një letër që administratori Ardian Çela ka dërguar pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes së cilës kërkon vëmendje për gjendjen ekonomike që ka OSHEE.

Në shkresë sqarohet se thatësira e vitit 2017, e shoqëruar edhe me një prodhim të jashtëzakonshëm të hidrocentraleve private, ka shkaktuar vështirësi të mëdha të likuiditetit të kompanisë.

OSHEE është e detyruar me ligj të blejnë prodhimin e hidrocentraleve, por ndryshe nga çmimi që i merret energjia KESH-it me 11 euro për Megavatorë, HEC-et e vegjël kanë një çmim prej 65 euro për megavat.

OSHEE thotë në letrën e nisur një javë më parë se e ka të pamundur që të përballojë disa pagesa me fondet e veta.

Bëhet fjalë për faturat e investimeve dhe materialeve në vlerën e 6.8 miliard lekëve, të cilat datojnë që në vitin 2017 dhe ku janë tejkaluar të gjithë afatet kontraktuale, pagesën e këstit të radhës e të fundit ndaj CEZ në vlerën e 21 milionë eurove në korrik të këtij viti dhe pagesën prej 700 milionë lekë në Tetor ndaj KESH-it.

Kompania e shpërndarjes kërkon një shtyrje të pagesës në masën e 1.8 miliard lekëve që duhet të bëjë ndaj KESH për në fund të këtij viti, kohë ku argumenton që edhe Korporata Elektroenergjitike do të ketë nevojë për më shumë likuiditet.

Në dy vitet, 2015 dhe 2016 OSHEE ka arritur të sigurojë fitime në vlerën e 33 miliard lekëve, ndërsa vitin e fundit rezultoi me një humbje të vogël prej 500 milion lekësh. /Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë vitit të kaluar janë vërë prurje të mëdha cash-i në llogaritë e bizneseve në banka nga persona të tjerë, të cilat nuk kanë mundur t

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit e biznesit të vogël, se sot është afati i fundit për deklarimin dhe

Në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.

   Hetimi tatimor po vijon me kontrolle dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit dhe në të g

   Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat tu

Banorët e Shqipërisë mendojnë se kanë më shumëmundësi që tëbien në varfëri në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, ndërkohë qëndihen e

Në hotelet që mbyllën në Ksamil dhe në Potam, tatimorët nuk gjetën as kupona, as fatura të shërbimeve, madje as nuk ishin regjistruar si

Administrata tatimore ka nisur publikimin e një liste me emrat e bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Mbyllet përfundimisht sigurimi i fondeve për projektin e rindërtimit të hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim drejt Rinasit.

Valutat kryesore në vend e kanë nisur javën të zhvlerësuara ndaj lekut vendas.