Pa ndihmë ekonomike të gjymtuarit nga minat

17/12/2012 - 08:45

 

TIRANE- Sipas legjislacionit në fuqi, të aksidentuarit nga minat, për të përfituar ndihmë ekonomike nga shteti duhet të kenë derdhur kontribute shoqërore. Ndërkohë që, ata që nuk i kanë paguar nuk mund ta përfitojnë këtë pagesë. Problematika ngrihet nga drejtori ekzekutiv i shoqatës "Alb-Aid", Jonuz Kola, objekti kryesor i së cilës është asistenca ndaj Viktimave të Minave dhe Municioneve. Sipas Kolës, mbetet për t'u përshëndetur fakti i Ratifikimit të Konventës së Personave me Aftësi të Kufizuar, por ai i bën thirrje qeverisë shqiptare për të krijuar kushtet që ajo të zbatohet. 

"I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të bëjë sa më shpejt harmonizimin e legjislacionit për PAK-në në përputhje me kushtet dhe kërkesat e Konventës së të Drejtave të PAK-së. Gjithashtu, të hartojë sa më shpejt Planin Kombëtar të Veprimit për Zbatimin e Konventës me përfshirjen e të gjithë aktorëve, për të siguruar zbatimin në mënyrë progresive të Konventës së OKB-së "Për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar", si dhe të fillojë menjëherë zbatimin në praktikë të saj", - shprehet Kola. 

Sipas drejtorit të shoqatës që u vjen në ndihmë personave të aksidentuar nga minat dhe municionet, konventa u ofron personave me aftësi të kufizuar një nivel tepër të lartë mbrojtjeje, duke ndryshuar, para së gjithash, trajtimin e aftësisë së kufizuar nga ai bazuar në modelin mjekësor ose bamirës, në trajtimin sipas modelit social. Megjithatë, ajo obligon qeverinë shqiptare dhe institucionet e ndryshme të rrisin cilësinë e shërbimeve dhe standardet për PAK-në, si dhe vendos Mekanizmat e duhur të Monitorimit të Zbatimit të saj. 

TË DHËNAT 

Sipas Kolës, të mbijetuarit nga minat/UXO dhe municionet luftarake të Shqipërisë, të cilët si rezultat i rënies në mina në kufirin me Kosovën pas përfundimit të konfliktit dhe plagosjes me municione luftarake të shpërndara anembanë Shqipërisë pas trazirave të vitit 1997, u gjymtuan duke u kthyer kështu në persona me aftësi të kufizuar. Sipas Zyrës së Koordinimit për Minat dhe Municionet, në Shqipëri, vetëm në qarkun e Kukësit numërohen 238 të mbijetuar, viktima të minave dhe 38 të vdekur si rezultat i minimit të kufirit shqiptar nga ushtria serbe gjatë konfliktit të fundit në Kosovë në vitin 1999. 

Po sipas këtyre të dhënave, numërohen 699 viktima nga municionet luftarake të shpërndara gjatë trazirave të vitit 1997. Në të gjithë Shqipërinë llogariten mbi 971 të aksidentuar nga minat dhe municionet për periudhën 1995 - 2012. Nga këta: 143 kanë rezultuar me pasojë vdekjen dhe 828 të gjymtuar. Dëmtimet e tyre janë nga më të ndryshmet. Ata kanë humbur pjesë të ndryshme të gjymtyrëve, si këmbë, duar ose sy. Ndërkohë që, në total në gjithë Shqipërinë numërohen 115 mijë persona me aftësi të kufizuar. Kjo do të thotë se 3.7% e popullsisë përfiton nga skemat sociale. Prej tyre, 61 975 janë Individë me Aftësi të Kufizuar, 54 966 invalidë pune dhe rreth 14 mijë të verbër, si dhe paraplegjikë dhe tetraplegjikë që përfitojnë pagesa të veçanta. Sipas statistikave, 100 mijë persona me aftësi të kufizuar përfitojnë vetëm pagesën për aftësinë e kufizuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimi ka bërë sot një përmbledhje të rezultateve të aksionit anti-informalitet, të nisur nga fillimi i

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për vitin 2019, në raportin e fundit të “Pasqyrë

Struktura e borxhit të familjeve shqiptare është shumë e ndryshme, që nga kredia bankare deri tek tregjet informale, overdrafti dhe të as

Pas tërmeteve “tundet” qeveria, nuk regjistrohen pronat pa sigurim 10-vjeçar.

Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportuan rënie të punësimit, të ardhurave dhe shpenzimeve në gjashtë muajt e parë t

Edhe gjatë ditës së sotme, monedha e përbashkët europiane ka fituar pikë ndaj Lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë,

Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën pe

Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, s

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2.9% këtë vit, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë nga pakësimi i reshjeve, raporto

Bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi, për shkak se japin kredi me një përqindje shumë më të ulët se depozitat që