Pabarazia po thellohet/ 33% e shqiptarëve mendojnë se …

13/07/2018 - 07:45

Banorët e Shqipërisë mendojnë se kanë më shumëmundësi që tëbien në varfëri në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, ndërkohë qëndihen edhe më tëpërjashtuarit në shoqëri për shkak të situatës sëtyre ekonomike. Në Barometrin e Balkanit, të anketuarve iu drejtua pyetja:  Në çfarë mase ju bini dakord me deklaratat e mëposhtme: A -Disa njerëz ju shohin si inferior për shkak të situatës tuaj me tëardhurat; B – Unë mendoj se ka një rrezik për mua që të bie nëvarfëri; C – Ndihem i përjashtuar nga shoqëria.

33% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar që kanë frikë se mund tëbien në varfëri dhe kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe shumë më e lartë sesa mesatarja rajonale prej 24%. Në Kosovë, kjo peshë është26%, në Mal të Zi 21%, Maqedoni 27%, Bosnjë 20%, Serbi 21%.

Sa më i varfër të jesh në Shqipëri, aq më shumë ndihesh dhe i nënçmuar nga shoqëria. 17% e tëanketuarve shqiptarë pohojnë se ndihen të përjashtuar nga shoqëria, sërish më e larta në rajon dhe 15% pohojnë se i shohin si inferior për shkak të situatës së tyre me të ardhurat dhe punën.

Për gjithë rajonin, raporti thekson se rreth 10% e të anketuarve e përshkruajnë veten si të përjashtuar nga ana sociale ndërsa pothuajse e njëjta përqindje mendon se njerëzit i shohin me inferioritet për shkak të tëardhurave të tyre ose situatës së punës. Pothuajse një e katërta (24%) e popullsisë rajonale ka frikë se mos bjerë në varfëri.

Në të tjera pyetje, 31% e shqiptarëve janë përgjigjur që nuk janëshumë të sigurt nëse do të arrijnë tëmbajnë vendin e punës në 12 muajt e ardhshëm, sërish përqindja më e lartë në rajon.

85% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe tëvarfërve është rritur në ekonominë e tyre. Kjo është përqindja e dytëmë e lartë në rajon, pas Bosnjës (92%), ndërsa më e ulëta është nëKosovë(70%). Sipas raportit, përgjigjet në rajon janë në korrelacion me vetë vlerësimin e të anketuarve për statusin social- ata që e vlerësojnë statusin social si mbi mesataren ka shumë më pak tëngjarë të perceptojnë qëdiferenca mes të varfërve dhe të pasurve po rritet (20% mendojnë se diferenca nuk po rritet), në të kundërt me ata që e rendisin statusin e tyre nën mesataren (94% mendojnë se diferenca është rritur).

33% e shqiptarëve mendojnë se ata kanë një status ekonomik-social, që është nën mesataren, të parët nëBallkan së bashku me serbët.61% e tyre mendojnë se jetojnë në nivelin mesatar, ashtu si shumica e popullsisë, përqindje që është më e ulëta në rajon. Vetëm 5% kanëpohuar se jetojnë mbi mesataren.

/Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” kanë publikuar informacionin mbi vlerësimin tatimor, mënyrat si bëh

Nëse ke dhënë një ambient me qira dhe nuk paguan tatimin në burim prej 15%, apo e deklaron më pak vlerën e qirasë në raport me realen me

Fluturie Qinami, 35 vjeçe, prej pak vitesh kishte një dyqan ushqimor në periferi të Tiranës.

Shqipëria e ka të nënfinancuar sektorin e arsimit nga arka publike, në raport me vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, por edhe me

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar një tjetër rekord të ulët për dekadën, duke u këmbyer poshtë 124 lekëve.

Studentët kanë pushtuar rrugët e Tiranës kundër rritjes së tarifave në Universitetit.  Edhe pse Shqipëria nuk ka shkollat dhe univeristet

Monedha e përbashkët ka zbritur sot në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2008, duke arritur në këtë mënyrë një rekord të ri të 11

Kostot e ndërtimit kanë shënuar rritje të ngadaltë dhe të qëndrueshme gjatë tremujorëve të fundit.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ministri i Financave dhe Ekonomisë foli për miratimin e buxhetit të vitit 2019 nga mazhoranca sot