Paga e luftës nga paketa e parë financiare, sot përfundon afati për aplikime

05/05/2020 - 09:23

Sot përfundon afati për të aplikuar për të përfituar ndihmën financiare prej 26 mijë lekësh të rinj nga paketa e parë financiare.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Drejtoria e Tatimeve iu bën thirrje individëve apo subjekteve që të aplikojnë brenda ditës së sotme për të përfituar.

"Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të cilët për arsye te ndryshme deri më tani nuk kanë arritur të aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare, paketa e parë, ‘VKM nr. 254 datë 27.03.2020’, se afati i fundit i këtyre aplikimeve është nesër, më datë 05.05.2020″, njofton Drejtoria e Tatimeve.

Nga kjo paketë përfitojnë të gjithë ata punonjës, të cilët janë të punësuar në një biznes të vogël dhe është mbyll për shkak të masave të marra nga koronavirusi.

"Dhënie ndihme financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për periudhën pas ndërprerjes së aktivitetit ekonomik/marrëdhënieve të punës për shkak të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dhënien e një pagese shtesë për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike. Dhënien e një pagese shtesë për individët që përfitojnë pagesën e së ardhurës nga papunësia", saktëson VKM-ja e datës 27 mars.

Aplikimi për pagën e luftës nga paketa e parë bëhet nga subjekti, ndërkohë merret parasysh lista e pagesave e tre muajve të fundit.

"Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/të punësuarit. Individët, që janë më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale. Përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë për vitin 2019", sqarohet në VKM.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p

Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë në një analizë që ka bërë për pasojat e Covid-19 në ekonomi ka krahasuar ndër të tjera të dhënat e numrit

Bashkimi Europian nuk është pjesë e konsultimeve për planin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore që prezantoi sot kryeministr