Pagat, ligjvënësit paguhen 88.8% më shumë sesa mesatarja në nivel kombëtar

12/12/2019 - 07:36

Shqipëria ka një administratë të mirëpaguar sidomos në nivelet e larta ku pagat e majme qëndrojnë dukshëm më lart sesa mesatarja e pagës në nivel kombëtar. Statistikat e fundit të pagave të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se grupi i ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë qëndrojnë në krye të piramidës së pagesave kur marrim në analizë pagën sipas grup-profesioneve.

“Gjatë tremujorit të tretë 2019, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 88,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 38,7 % më e ulët.

Paga për grup-profesionin e Forcave të armatosura ka rritjen më të madhe prej 7,9 % gjatë tremujorit të tretë 2019, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa paga për grup-profesionin e të punësuarve si Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë ka rritjen më të vogël, prej 0,7 %” vlerëson INSTAT.

Sipas publikimit paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë  gjatë tremujorit

të tretë 2019, është 51.870 lekë, duke u rritur me 3,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. “Gjatë tremujorit të tretë 2019, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 93,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin Bujqësi, pyje dhe peshkim është 29,8 % më e ulët.

Gjatë tremujorit të tretë 2019 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, ka rritjen më të madhe prej 13,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa ndërtimi është i vetmi grup që ka shënuar ulje prej 4,7 %” thuhet në publikimin e INSTAT. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për një vend si Shqipëria, me të ardhura të ulëta, sigurisht që shpenzimet për restorante dhe hotele do të kenë një peshë shumë më të ulë

Pagat për punonjësit e administratës publike, ato në sektorin privat në tregti dhe shërbime dhe gjithashtu edhe punonjësit e thjeshtë, u

Rritja e remitancave në vitin 2019 ka ardhur si pasojë e tërmetit të 26 nëntoirt.

Çmimet e paketave të cigareve u rriten me 10 lekë në fillim të janarit.

Shqipëria duket se po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e sipërmarrësve të huaj.

Për familjet, të ardhurat e të cilave janë të pakta është e kuptueshme që shpërndarja e tyre do të shkojë tek gjërat më bazike, sikurse ë

Në Shqipëri politikat makro-ekonomike janë të gabuara, sistemi ekonomik nuk po funskisonon siç duhet për të nxitur shpirtin sipërmarrës d

Shqipëria renditet e shtata në Europë për prodhimin e portokallëve në vitin 2018, duke u ngjitur një vend në renditje në krahasim me një

Të gjithë vendosim disa objektiva për të realizuar në çdo fillim viti, por nëse njëri prej tyre është për t’u bërë milioner, për fat të k

Të gjithë ata që kanë në plan të blejnë një automjet gjatë vitit 2020, duhet ta dinë se nuk do të regjistrohet apo zhdoganohet nëse nuk p