Pak lekë dhe shumë euro në qarkullim, euro zbret nën 125 lekë

23/10/2018 - 14:49

Monedha e përbashkët ka vijuar rënien e fortë të saj edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.83 lekë, 0.21 lekë më pak se një ditë më parë, duke rënë nën kuotën e 125 lekëve për herë të parë që nga muaji qershor.

Ndërsa ditën e djeshme rënia e euros u shpjegua me ditën e fundit të sigurimeve (bizneset që kanë të ardhura në euro thyejnë valutën për të paguar sigurimet) si dhe me rënien e euros në bursat ndërkombëtare, të dy këta faktorë nuk janë të pranishëm sot. Euro e ka rimarrë pak veten në bursa ditën e sotme, pasi ka kaluar ankthi që solli në tregje zhvlerësimi i renditjes së Italisë nga Moody’s.

Megjithatë aktorët e tregut pohojnë se efektet e ditës së djeshme për pagesat e sigurimeve kanë vijuar të ndihen edhe sot në tregun e brendshëm dhe rikuperimi mund të zgjasë dy apo tre ditë. Por faktori kryesor që ata cilësojnë që po ndikon në dobësimin e monedhës së përbashkët lidhet me volumet e ulëta të qarkullimit të monedhës vendase. Nga ana tjetër ka një ofertë të shtuar për valutë, duke ushtruar presion në këtë mënyrë mbi monedhën e përbashkët.

Dy janë arsyet kryesore të kësaj tendence:

E para është valuta informale që hyn në tregun shqiptar, që është shtuar që mëse një vit më parë, kur kanabisi u mboll masivisht, dhe një pjesë e valutës hyri në tregun e brendshme. Goditjet e fundit të policisë  treguan se krimi i organizuar ka kaluar në një nivel tjetër, përmes përpunimit të drogave më të forta (rasti i kapjes së punishtes së përpunimit të heroinës në Has).

Së dyti, në tetor, emetimi i eurobondit 500 milionë euro nga qeveria shqiptare po ndikon në zhvlerësimin e euros. Në dy ditët pas emetimit të eurobondit në javën e parë të tetorit, euro u zhvlerësua me gati 0.7 pikë përkundrejt lekut. Sipas ekspertëve bankarë, shumë individë që kanë dashur të investojnë, kanë mbajtur një pozicion të hapur, dhe pas realizimit të Eurobondit, po kthejnë fondet e tyre në euro në monedhën vendase, apo po shikojnë alternativa të tjera investimi, siç është blerja e bonove të thesarit dhe kjo pritej të kishte një ndikim gradual në kursin e këmbimit në favor të lekut. Për më tepër, qeveria një pjesë të borxhit të marrë në euro do ta përdorë në tregun e brendshëm për të kryer shpenzime në lekë.

Euro po këmbehet aktualisht në nivelet më të ulëta që nga fillimi i qershorit, përpara se Banka e Shqipërisë të fillonte një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun e brendshëm, ku ajo bleu më shumë se 100 milionë euro në treg për një periudhë të shkurtër kohore, për të frenuar rënien e euros, që në 5 qershor arriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet.

/Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të gjithë bizneset në fushën e produkteve ushqimore do të përballen me kritere të reja sa i përket prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes

Në rubrikën “Tatimet Këshillojnë”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një material sqarues mbi pagesat që kryhen në dorë.

Apeleve të shumta nga institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare, iu është bashkuara edhe Banka e Shqipërisë.

Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin eu

Thatësira ka prekur sërish sektorin e energjisë në vend.

Monedha e përbashkët ka shënuar një tendencë të lehtë rënëse përgjatë ditëve të fundit, e cila ka qenë e qëndrueshme dhe graduale, duke e

Administrata Tatimore informon tatimpaguesit për rishikimin e kësteve të paradhënieve të tatim fitimit për periudhën nëntor-dhjetor 2018.

Një projektligj “Për mbrojtjen civile” ka në thelb përcaktimin e dokumenteve strategjikë, procedurave standarde, ndarjen e përgjegjësive

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet që të miratoje në mbledhjen e datës 15 nëntor një rregullore që sanksionon kushtet e zënies dhe përdor