Paketa 2/ Shpërndahet 90% e fondit për të larguarit nga puna në periudhën 1 mars-17 maj, përfitojnë 50% e punonjësve të turizmit

30/07/2020 - 07:42

Nga Paketa financiare 2, rreth 82% e përfituesve janë paguar me bonusin 40 mijë lekë, sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë të Financave. Deri më 24 korrik, e kanë përfituar ndihmën 172,172 të larguar nga puna në 47,388 biznese, nga 210 mijë që ishte numri total i përfituesve të pritshëm. Nga totali i përfituesve, rreth 23.4 mijë kanë përfituar ndihmën pas ankesave.

Subvencionimi i plotë i punonjësve të larguar nga puna për periudhën 1 mars-17 maj po shkon drejt përfundimit. Deri tani rreth 90% e punonjësve të larguar nga puna për këtë periudhë (për të gjitha subjektet e hapura apo të mbyllura nga urdhrat e MSHMS-së) kanë përfituar mbështetjen financiare nga Masa 2. Për këtë masë janë paguar 65,415 punonjës dhe 10,461 biznese. Fondi i paguar është 2,6 mld lekë. Numri total i përfituesve nga Ministria e Financave parashikohet të jetë 72 mijë me zgjerimin e fashës, nga 40 mijë që mendohej të ishte në fillim.

Deri tani, shpërndarja më e ulët e bonusit është për sektorin e turizmit. Rreth 50% e punonjësve të strukturave akomoduese kanë përfituar nga paketa financiare subvencionimin. Sipas të dhënave të Ministrisë, me Masën 4 janë paguar 4,920 punonjës në 1,004 biznese nga 10 mijë që parashikohej totali i përfituesve. Fondi i paguar është rreth 196,8 mln lekë.

Me Masën 1 për subvencionim për punonjësit e larguar + aktualë në bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë të mbyllur nga urdhrat e MSHMS-së janë paguar 9,419 punonjës për 819 biznese. Fondi i paguar është 376,7 milionë lekë. Sipas të dhënave të Ministrisë të Financave, në total në 1,286 biznese me xhiro mbi 14 mln lekë do të përfitojnë 26 mijë punonjës(nga të cilët 6 mijë të larguar nga puna.)

Nga Masa 3, subvencionim për të gjithë punonjësit e bizneseve me të ardhura nën 14 milionë lekë (përjashtuar 8,000 persona në profesionet e lira, tregtia, farmacitë, përfituesit e pagës së luftës së Paketës 1, etj.) janë paguar rreth 70% e përfituesve nga 100 mijë që parashikohet totali i tyre. Deri tani janë paguar 68,260 qytetarë dhe 31,866 biznesi nga 46,520 që parashikohet totali i bizneseve përfituese. Fondi i paguar është 2,7 mld lekë.

Për 4 masat e Paketës 2 janë lëvruar 6,8 mld lekë nga 8,4 mld lekë e totalit të fondit. Pas ndryshimeve në VKM për përfshirjen e të larguarve nga puna për periudhën 1 Mars deri më 17 Maj nga 10 Prill që ishte më parë, u shtuan edhe 32 mijë përfitues të tjerë. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në këto kohë të COVID-19, është interesante të dini se sa po shpenzohen për kujdesin shëndetësor, teksa tërheq vëmendjen Eurostat në një

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit ka hedhur dritë mbi fondet që janë shpenzuar për rindërtimin në krahasim me pla

Banka Botërore lajmëron se, pandemia Covid-19 do të bëhet shkak në përkeqësimin e treguesve kryesorë të shëndetit.

Dollari amerikan ka prekur nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit në kursin e këmbimit me lekun.

Konsumatorët shqiptarë shpenzojnë pothuajse gjysmën e parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi rishikimin e Parë të Monitorimit të Pas-Programit [1] me Shqipërinë në 23 nëntor.

Në farmacitë e Tiranës aktualisht ka mungesë termometrash, nga ato të thjeshtat me çmim 100-150 lekë, teksa gjenden më vështirësi disa të

Shtimi i kërkesës në pandemi, për bimët e çajit, boronicës dhe sherebelës nga Europa dhe SHBA, nuk arriti të shfrytëzohet plotësisht nga

Depozitat kanë vijuar tendencën e rritjes së qëndrueshme edhe në tetor, ndonëse në ritme më të ulëta në krahasim me dy muajt e mëparshëm,

Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg ku konkurrenca sa vjen e po shtohet nga zinxhirët e mëdhenj të tregtimit dhe ku