Paketa e dytë/ Aplikojnë 100,210 individë, refuzohet ndihma për 3,5%

06/05/2020 - 07:35

Për përfitim nga paketa e dytë financiare e ndihmës, sipas të dhënave të ditës së martë të Administratës Tatimore, kanë aplikuar 100, 210 punonjës nga 31,850 biznese.

Nga totali i kërkesave 87,360 punonjësve u është aprovuar aplikimi dhe janë paguar 78% e tyre ose 78,014 punonjës. Deri tani është shpërndarë 44% e shumës të parashikuar nga qeveria për 176 mijë përfitues me paketën e dytë. Shuma e lëvruar në llogaritë e individëve, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është rreth 3,1 miliardë lekë. Aplikimet u janë refuzuar rreth 3,5% të totalit të personave aplikues apo për 3,572 punonjës. Numri i bizneseve që u është refuzuar aplikimi rezulton për 746 subjekte dhe kërkesat e refuzuara janë 781 të tilla. Tatimet kanë në proces shqyrtimi 9,278 kërkesa nga të punësuarit apo 9% e totalit të aplikimeve të tyre.

Numri i përfituesve me Masën 1 është 3,304 punonjës ku përfshihen të “Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS. Paketa e dytë financiare ka nisur të shpërndahet prej 21 prillit dhe me Masën 1 është miratuar aplikimi për rreth 13% e përfituesve të parashikuar nga Ministria e Financave. Për Masën 1 sipas të dhënave të Financave do të përfitojnë 26 mijë punonjësve (nga të cilët 6 mijë të larguar nga puna) në 1,286 biznese me xhiro mbi 14 milionë lekë,

Me Masën 2 sipas tatimeve, numri i kërkesaave të miratuara është 25,769 persona apo 25% nga totali i numrit të punonjsve aplikues. Masa 2 përfshin “Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020”. Në paketën e miratuar për masën 2, Ministria e Financave parashikon që ndihma të shpërndahet për 40 mijë punonjës të larguar nga puna në 6,300 biznese. Deri tani janë miratuar kërkesat për 64% të totalit të punonjsve që parashikohet të përfitojnë ndihmën.

Numri më i lartë i aplikimeve të miratuara për invididët është me Masën 3 ku përfshihen të punësuarit te bizneset e vogla me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS. Sipas të dhënave të tatimeve, numri i kërkesave të miratuara është për 56,357 individë apo për 56% e totalit të aplikuar. Sipas të dhënave të ministrisë nga kjo masë do të përfitojnë 100 mijë punonjësit e punësuar në 46,520 biznese me xhiro nën 14 milionë lekë. Nga sa është parashikuar të jetë numri i personave përfitues, po ashtu deri tani 56% të tyre u është miratuar kërkesa.

Numri më i ulët kërkesave të miratuara deri tani është i atyre me Masën 4, ku përfshihen “Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listepagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000. (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese”.

Për sektorin e turizmit janë miratuar rreth 1% e totalit të individëve që kanë aplikuar apo për 1,930 individë. Nga qeveria parashikohet që numri i përfituesve të jetë për 10 mijë punonjës në 1,214 biznese që operojnë në sektor. Nga sa është parashikuar numri i aplikimive të miratuara deri tani është 19%.

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka paralajmëruar penalitete të majme ndaj bizneseve të mëdha që nuk aplikojnë për përfitim ndihmë për punonjësit e tyre. Rama ende nuk ka bërë publike masën e gjobës për këto biznese. Kontabilistët sqaruan më herët për “Monitor” se ndodhen në vështirësi në vështirësi aplikimi për shkak të afateve të largimit të punonjsve të përcaktuar nga qeveria. Sipas urdhrit të ministrisë afati i lejuar për aplikim për të larguarit është para datës 12 prill. Sipas Armand Malës në shumë biznese rezulton që punëdhësit i kanë larguar punonjësit, sipas furmularit të plotësuar pas datës 12 prill dhe nuk kanë përfituar nga ndihma./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p

Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë në një analizë që ka bërë për pasojat e Covid-19 në ekonomi ka krahasuar ndër të tjera të dhënat e numrit

Bashkimi Europian nuk është pjesë e konsultimeve për planin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore që prezantoi sot kryeministr

Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndoqën politikën e nxitjes së eksporteve dhe prodhimit, ndërsa Shqipëria u përqendrua te koncesionet, duke

Detyrimet e papaguara të bizneseve u rritën sërish në 2019-n, ku pjesën më të madhe e përbën tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH).