Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Panariti merr pjesë në Asamblenë e shteteve anëtare të IRENA-s

14/01/2013 - 13:58

 

Ministri i Jashtëm,  Edmond Panariti, mori pjesë në punimet e Sesionit të Tretë të Asamblesë së shteteve anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme, IRENA, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në punimet e Asamblesë ishin të pranishëm kryetarë qeverish, ministra të punëve të jashtme dhe të energjitikës së vendeve anëtare të Agjencisë, etj.

Në fjalën e tij, Ministri Panariti vuri në dukje interesin që ka treguar qeveria shqiptare për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe më konkretisht për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme në vend.

Për këtë qëllim, ka theksuar ministri, është përgatitur dhe një kuadër ligjor, në përputhje me standartet e BE, i cili synon nxitjen e shtimit dhe përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme dhe mundësuar pjesëmarrjen e operatorëve shqiptarë në tregun vendas dhe atë rajonal të energjisë.

Ministri Panariti, theksoi gjithashtu, se qeveria shqiptare ka një vizion për masat që duhet të merren për përballimin e sfidave energjitike të së ardhmes dhe plotësimin e nevojave të vendit në një kohë kur burimet tradicionale të energjisë do të reduktohen për shkak të shfrytëzimit të tyre.

Qeveria shqiptare, përveç masave për shfrytëzimin me sa më efektivitet të burimeve ekzistuese të energjisë, sic është energjia ujore, po punon për diversifikimin e burimeve të rinovueshme energjitike, sic janë bioenergjia, energjia diellore dhe ajo e erës.

Gjatë punimeve të Asamblesë, Ministri Panariti nënshkroi dhe dokumentin për krijimin e Atlasit të Burimeve Botërore të Energjisë së Rinovueshme.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë periudhës 2010-2019, produktiviteti i punës në Shqipëri është rritur me ritme më të larta se paga minimale.

Banka Botërore ka bërë vlerësimin e përmbyllës për projektin e aksesit të barabartë gjinor në mundësitë ekonomike dhe ka sjellë në vëmend

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe ndihmat masive qeveritare do të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë globale në një nivel r

"Vendi mund të dalë nga kriza e shumëfishtë që ka prekur duke investuar në sektorin e edukimit" – shprehen ekspertët Selami Xhepa dhe Adr

Megjithëse bota sot jeton në epokën e teknologjisë, struktura e investimeve në ekonominë shqiptare dëshmon ende një dominim të skajshëm t

Tregu i punës në vendin tonë paraqitet mjaft problematik, sidomos në drejtim të informalitetit, i cili pritet përkeqësojë varfërinë në të

Në vitin më të keq, që pas 1997-s, ekonomia ka humbur rreth 71 miliardë lekë, (560 milionë euro), si rrjedhojë e pandemisë që ktheu përmb

Rimbursimi i TVSH-së ndaj bizneseve u intensifikua gjatë dymujorit të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të viteve të mëpars

Covid-19 krijoi një krizë të paprecedentë në treguesit e konsumit në vend, duke e ndryshuar tërësisht sjelljen konsumatore.

Para pak ditësh Autoriteti Konkurrencës vuri nën hetim paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inpute