"Pandemia goditi rëndë ekonominë, rikuperimi do të jetë i ngadaltë", Sejko: Pritet rritje e papunësisë dhe borxhit

05/08/2020 - 16:32

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha një konferencë për mediat se pandemia e koronavirusit goditi rëndë ekonominë shqiptare dhe se rikuperimi do të jetë i ngadaltë.

Sejko u shpreh se aktiviteti ekonomik në vend ka shfaqur ngadalësim të fortë në gjysmën e parë të vitit, duke theksuar se do të kemi rritje ekonomike në vitin 2021.

Sipas Guvernatorit Sejko, rënia e ekonomisë do të shoqërohet po ashtu me rritje të papunësisë dhe borxhit përgjatë këtij viti.

"Aktiviteti ekonomik ka shfaqur ngadalësim të fortë në gjysmën e parë të vitit si pasjë e masave për ngadalësimin  e epidemisë. Lehtësimi i masave kanë krijuar premisa për një lehtësim të aktivitetit ekonomik në vijim. Kushtet aktuale monetare ofrojnë stimulime nevojshëm për rritjen ekonomike. Përshkallëzimi i mëtejshëm të goditjes, do të kërkonin rritjen e stimulit monetar. Pandemia ka sjellë një goditje të rëndë për ekonominë, si në nivel makro edhe për familjet shqiptare. Janë tkurrur investimet dhe është ngadalësuar konsumi privat. Inflacioni shënoi një rritje të lehtë gjatë tre mujorit të dytë. Rënia e ekonomisë do shoqërohet me rritje papunësie. Tkurrja e të ardhurave ka sjellë vështirësi në ekonominë e bizneseve shqiptare. Rikuperimi ekonomik prite të jetë i ngadaltë. Aktiviteti ekonomik shënoi pikun e ngadalësimit në 3-mujorin e dytë të vitit, ndërsa pritet që rritje të shënojë vetëm në vitin e ardhshëm. Ky skenar është i kushtëzuar nga ecuria e mëtejshme e pandemisë, nga ndikimi i pandemisë në sjelljen e ardhshme të biznesit dhe konsumatorit. Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, në vlerën 0.5%", u shpreh Sejko.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar sot një takim online me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun.

“Do të jetë një dimër i gjatë dhe i vështirë për biznesin. Një në tre biznese të vogla në Durrës ka falimentuar!”

Baret, restorantet, hotelet, fabrikat ishin linjat që shkarkuan më shumë punonjës nga puna për shkak të pandemisë në tremujorin e dytë të

Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020), “Covid-19: Përgjigjet e politikave në të gjithë Europën” përmbledh masat e m

Borxhi i jashtëm bruto i vendit u zgjerua me 8,6 për qind në tremujorin e dytë të vitit, kryesisht prej emetimit të Eurobondit me vlerë 6

Investimet e huaja shënuan rënie në gjashtëmujorin e parë të vitit, si rrjedhojë e përfundimit të projektit TAP, por edhe krizës së shkak

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për të mundësuar kalimin e masës së përfitimit financiar sipas paketave nr.1, iu bën thirrje të gjit

Sikurse në të gjithë botën pandemia Covid-19 ka vënë në presion sektorin shëndetësor në vendin tonë dhe sidomos spitalet publike, mirëpo

Kriza e epidemisë së Covid-19 ka nxitur një rritje të qarkullimit të parasë jashtë bankave.

Nga janari në gusht, mbi 1 milion vizitorë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri.