Pandemia po zhvendos tregtinë me jashtë nga “sundimi” i Italisë, Gjermania trendi i ri

24/07/2020 - 08:14

Marrëdhëniet tregtare me jashtë dominohen nga Italia, por pandemia Covid -19 që goditi më së shumti ekonominë italiane, po i orienton importuesit dhe sidomos eksportuesit në vende të tjera që gjenerojnë kërkesë dhe fitime të qëndrueshme.

Sipas të dhënave mbi tregtinë e jashtme nga INSTAT, që i takojnë gjashtëmujorit të parë të vitit, shihet se pesha e eksporteve në Itali në vlerë në raport me totalin ka pësuar rënie. Sipas të dhënave zyrtare, eksportet drejt Italisë në vlerë përbënin 45.6% të totalit, me rënie 4 pikë përqindje në raport me një vit më parë, në të njëjtën periudhë.

Më rënie ishin edhe importet e mallrave nga Italia. Në gjashtëmujorin e parë 2020 pesha e importeve në vlerë ishte 24,3 për qind e totalit me rënie 2 pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Nga të dhënat shihet se, një pjesë e tregtisë me Italinë është zëvendësuar me Gjermaninë. Të dhënat tregojnë se eksportet në vlerë drejt Gjermanisë në 6-mujorin e parë përbëjnë 6.6 për qind të totalit me një rritje rreth 2 pikë përqindje në raport me vitin e kaluar. Në vlerën e eksporteve ndaj Gjermanisë ndikoi eksporti i këpucëve dhe veshjeve mjekësore nga kompania Efa Solution. Gjatë periudhës së pandemisë, kompania adoptoi një pjesë të prodhimit për veshje mjekësore. Eva Laro që administron fabrikën tha se, se ka shpërndarë një pjesë të kërkesës për veshje mjekësore për tregun gjerman edhe në disa fabrika të tjera. Kërkesa për veshjet mjekësore duket se është shkaktari i rritjes së eksporteve për Gjermaninë.

Tregtia me Gjermaninë ka shënuar rritje edhe në importe, vlera e të cilave arriti në 7.8% të totalit në gjashtëmujorin e parë duke pësuar rritje me 1 pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Në raport me vitin e kaluar importet në vlerë shënuan ulje me vendet që u goditën më së shumti nga pandemia, Kina dhe Italia dhe u rriten me vende të tilla si Gjermania, Turqia dhe Greqia dhe Rusia. Vlera e importeve me Rusinë në raport me totalin u rrit me 1,2 pikë përqindje në raport me 2019 si pasojë e importit voluminoz të drithërave.

Në gjashtëmujorin e parw vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Gjermania (14,0 %), Turqia (12,2 %) dhe Mbretëria e Bashkuar (14,5 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-24,6 %), Kosova (-28,1 %) dhe Spanja (-11,5 %).

/MONITOR

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anketimi me sipërmarrjet nxjerr në pah pasojat e rënda të pandemisë të shkaktuar te sipërmarrjet.

Ekonomia ka hyrë në një fazë kritike.

Shqipëria brenda këtij viti do të bëjë transparente llogaritë bankare për të paktën 82 vende të botës të cilat kanë rënë dakord të shkëmb

Në rrugët kryesore të Tiranës, ku më parë vitrinat e dyqaneve ishin të mbushura me mallra të reja, tani shihen shpesh të afishuar lajmëri

Pandemia e koronavirusit ka hapur një gropë të madhe në ekonominë shqiptare ku për vitin 2020 rrezikohet që humbja të shkojë në 1.8 milia

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave t

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha një konferencë për mediat se pandemia e koronavirusit goditi rëndë ekonominë shqiptare

Monedha e gjelbër ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm edhe gjatë ditës së sotme, ndryshe nga euro që ka ndalur nënçmimin.

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favor

Kushdo që kërkon të vazhdojë arsimin e lartë, apo të mësojë për një profesion të caktuar, në finale ka si qëllim të arrijë të paguhet sa