Papunësia në vend/ Durrësi, pjesëmarrje të dobët në tregun e punës

Postuar: 13/12/2017 - 10:57

Kryeqyteti paraqitet me strukturën më të përkeqësuar të punësimit në vend si në drejtim të pjesëmarrjes në forcat e punës dhe në normën e papunësisë, teksa shihet se Korça dhe Dibra paraqiten më mirë se qarqet e tjera.

Duke raportuar treguesit e punësimit për tremujorin e tretë 2017, INSTAT gjeti se Tirana dhe Durrësi kanë shkallën më të ulët të pjesëmarrjes në forcën e punës.

Mosha aktive punës llogaritet 15-64 vjeç, teksa në Tiranë vetëm 64.2 për qind e kësaj grupmoshe janë të aktivizuar në tregun e punës, që do të thotë se janë në punë ose janë në kërkim të punës, pjesa tjetër prej 36 për qind është dekurajuar, në pension të parakohshëm, me mungesë të aftësive fizike ose i angazhuar brenda familjes.

Teksa mesatarja kombëtare e pjesëmarrjes në forcat e punës është 67 % e moshës 15-64 vejc, pjesëmarrje të dobët në tregun punës kanë Durrësi, Tirana dhe Lezha, të cilat janë më ulët se mesatarja kombëtare, ndërsa Elbasani, Fieri dhe Shkodra janë mbi këtë mesatare.

Gjithashtu Tirana dhe Vlora patën normën më të lartë të papunësisë në vend në tremujorin e tretë të vitit. Teksa mesatarja kombëtare e papunësisë arriti në 13.6 për qind, në Tiranë norma e papunësisë nën popullsinë mbi 15 vjeç është 17 për qind niveli më i lartë pas qarkut të Vlorës që ka nivelin e papunësisë në 24.6 për qind.

Ndërsa papunësia më të ulët se mesatarja kanë qarqet e Dibrës dhe Korçës, me respektivisht 6.7 dhe 7.3 për qind. Në harkun kohor të një viti papunësia është ulur në Tiranë me 2.5 pikë përqindje  dhe në Durrës me rreth 3 pikë përqindje.

Ndërsa në qarkun më të varfër të vendit atë të Kukësit, papunësia u rrit më tej rreth 5 pikë përqindje në harkun e një viti. Rritje të papunësisë pati edhe në qarqet e Lezhës, Shkodrës dhe Beratit. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

  Brenda dy viteve të ardhshme qeveria ka planifikuar që 38% e energjisë që konsumohet në Shqipëri të vijë nga dielli ose era.

Bllokimi i pikave të tregtimit të karburantit, sipas njërit prej aksionerëve të “Gulf”, Apostol Doçi, i cili foli për “News 24” ka ardhur

Qeveria ka miratuar vendimin “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” të

   Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kërkuar në datën 19 prill vendosjen e masës së sigurimit të detyrimit tatimor për kompaninë Sun

Ikja e kompanisë Sun Petroleum (shumicë e pakicë), e cila tregtonte karburant në pikat e Gulf dhe ndërpreu aktivitetin, pasi kishte shitu

Në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, aty ku më parë ishte vendosur godina e Muzeut të Shkencave të Natyrës, do të ndërtohet një kullë 24-katës

Shqipëria mund të zhbëjë së shpejti ndryshimin ligjor të vitit 2014, i cili ndalon regjistrimin e makinave me timon në krahë të djathtë n

   Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë hapi procedurën e dhënies me koncesion/PPP Projektit te Rruges Thumane – Fushe-Kruje – Vor

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, të sapopublikuar, ka vendosur që të mbajë të pandryshuar

Tregtia me e Shqipërisë më Kosovën ka nisur të tkurret edhe pa nisur të aplikohet taka mbi rrugën e kombit.