Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Pensioni mesatar në qytet pësoi ulje me 3,2% më 2020, për herë të parë në dy dekada

20/04/2021 - 07:37

Pensioni mesatar në qytet në vitin 2020 shënoi ulje për herë të parë që nga viti 2000 kur ekzistojnë të dhënat zyrtare.

Masa e pensionit mesatar urban arriti në 15,732 lekë gjatë vitit të kaluar nga 16,2543 lekë që ishte në vitin 2019 sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Ulja në vlerë ishte 3.2%, por duke përllogaritur edhe efektet e inflacionit ulja reale ishte edhe më e madhe me rreth 4.8%.

Pensioni mesatar në fshat arriti në 9295 lekë me një rritje 1.4% në raport me vitin 2019, por duke përllogaritur efektet e inflacionit mesatar (1,6 % më 2020) pensionet reale në fshat kanë pësuar rënie me 0.2% në vitin 2020.

Ekspertët sqarojnë se ulja e pensioneve po nxitet nga dalja në pension e gjeneratave që kanë kaluar një pjesë të madhe të viteve të punës gjatë periudhës së tranzicionit.

Duke qenë se një pjesë e madhe e tyre kanë punuar në të zezë, nuk kanë punuar fare ose kanë paguar më pak sigurime ato nuk i përmbushin kushtet për përfitime maksimale të pensioneve të pleqësisë.

Brezi i tranzicionit rrezikon të kalojë një pleqëri në skamje për shkak se masa e pensionit mesatar, në vend që të rritet, po i kthehet uljes. Kjo tendencë e ecurisë së pensioneve pritet të zhysë në varfëri një pjesë të madhe të popullsisë e cila përbëhet nga pensionistët. Numri i tyre po rritet nga viti në vit, për shkak se tani po del në pension bumi i lindjeve në vitet 1950-60.

Nga viti 2010-2020 përfituesit në skemën e pensioneve u rriten me 22%, por ndërkohë pagesat për një pensionist kanë nisur rënien.

Gjatë vitit të kaluar numërohen 665,863 përfitues pensioni në të gjithë vendin nga 651,539 mijë që ishin në më 2019 me një rritje prej 2,2%. Nga këto ishin pensione pleqërie rreth 440 mijë. Plakja e popullsisë po rrit me shpejtësi numrin e pensionistëve në vend e për pasojë, nevojën për fonde shtesë ndaj arkës së pensioneve.

Teksa përfitimet e pensionistëve shqiptare janë ulur skema shtetërore e sigurimeve shoqërore është përkeqësuar nga pandemia Covid -19.

Të ardhurat nga kontributet shënuan rënie me 1.6% më 2020 dhe shpenzimet u rriten me 1.5 për qind, për rrjedhojë deficiti i skemës u thellua dhe subvencioni nga buxheti i shtetit u rrit.

Financimi i buxheti i shtetit në skemën e sigurimeve arriti në 29 miliardë lekë me një rritje mbi 14% në raport me 2019. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të gjithë individët me të ardhura mbi dy milionë lekë, dhe të dypunësuarit, pavarësisht nga niveli i pageve, kanë edhe dy muaj kohë që të

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës tregojnë se, ndër vite ka një diferencë të lartë të kostove të puni

Shpenzimet e shqiptareve për prona jashtë vendit po rriten me shpejtësi viti pas viti duke treguar se një pjesë e fitimeve dhe kursimeve

Ministria e Financave raportoi se, detyrimet e prapambetura arritën në 23.8 miliardë lekë (194 mln euro) në vitin 2020 me një zgjerim pre

Shqipëria u rendit me çmimet më të larta të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Rajon për gjysmën e dytë të vitit 2019 sipa

Kriza pandemike e cila i përçoi efektet negative të saj më së shumti në tregun e punës, ka ndikuar negativisht edhe punësimin me kohë të

Shumica e vendeve të Ballkanit, sidomos Shqipëria, e sakrifikuan shëndetin e popullatës në kohën e pandemisë për rritjen ekonomike.

Në të gjithë botën deficitet buxhetore të qeverive u rriten gjatë vitit të kaluar si rrjedhojë e krizës pandemike.

Importet e mallrave të akcizës janë rigjallëruar gjatë muajit mars duke arritur nivelet e parakrizës.

Indeksi Global i Mundësive 2021 e rendit Shqipërinë të 78-n në botë për tërheqje investimesh dhe njëkohësisht, ndër shtetet me luhatjen m