Pr.ligji/ Cigaret s’do shiten më kudo, duhet licencë e veçantë

04/03/2019 - 07:38

Së shpejti, një paketë cigare nuk do të mund ta blesh dot në çdo dyqan lagje, apo supermarket, apo lokal. Ministria e Shëndetësisë me anë të një projekligji për ndryshimin e ligjit për duhanin, kërkon që pikat e shitjes së produkteve të duhanit të pajisen me një licence të veçantë. Qëllimi i këtij ndryshimi në ligjin “për mbrojtjen e shëndetit të nga produktet e duhanit” është kufizimi i numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend. Ndryshimet parashikojnë dhe ndalimin e shitjes së paketave me 10 cigare ose më pak.

Në nenin 8 pas paragrafit të parë të shtohen paragrafet me këtë përmbajtje:
“Prodhuesit dhe/ose importuesit e produkteve të duhanit janë të detyruara të lajmërojnë Ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, për çdo produkt të ri jo karakteristik që fut në vend, cigare elektronike apo çdo produkt që do të dalë në treg në vitet e ardhshme”.

“Pikat e shitjes së produkteve të duhanit pajisen me një licencë të veçantë , me qëllim kufizimin e numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend”. Në nenin 11 pas fjalisë së parë të shtohen fjaliame këtë përmbajtje: “Ndalohet shitja e paketave me 10 cigare ose më pak, si edhe e cigareve apo duhanit të dredhur, i cili, ka shije që fsheh atë origjinale si menthol, vanilje etj”.

Akualisht produktet e duhanit shiten në të gjitha supermarketet, dyqanet e vogla, dyqanet e dedikuara, bare, restorante dhe lokale nate dhe në total përllogariten rreth 20 mijë pika formale të shitjes, por pesha që zë tregtia e paligjshme shitjet në rrugë apo tregje të hapura është e konsiderueshme, ku sipas operatorëve të tregut shkon deri në 40%.

Operatorët e tregut pohojnë se kufizimi i pikave të shitjes me anë të një ligji rrezikon rritjen e informalitetit në treg, duke aplikuar çmime më të lira për shkak të mungesës së taksave dhe duke futur në treg produkte të pakontrolluara. Nga ana tjetër ky draft mund të çojë dhe në monopolizimin e tregtimit të këtij produkti përmes kushteve që mund të vendosen për marrjen e kësaj licence.

Në Shqipëri, konsumi i duhanit u reduktua
Pirja e duhanit dhe cigareve ka rënë nga 43% e popullsisë së rritur në 2008 në 35% më 2018 në meshkujt e moshës 15-49 vjeç, teksa është rritur me 1 pikë përqindje pirja e cigares tek femrat për të njëjtën periudhë, sipas një anketë të INSTAT të zhvilluar më 2018 në lidhje me faktorët e riskut që cenojnë shëndetin e popullatës.

Duhanpirësit u reduktuan me rreth 7 për qind përgjatë një dekade teksa qeveria shtrëngoi masat e kundër pirjes së duhanit, kryesisht duke mos lejuar konsumin e tij në ambientet kolektive dhe të mbyllura. Gjithashtu u rrit edhe niveli i taksimit. Rritja e akcizës për disa vite rresht ndaj cigareve, rriti çmimin tyre, duke ndikuar edhe në frenimin e konsumit.

Mirëpo siç shihet nga të dhënat zyrtare, importet e cigareve janë ulur disa herë më shumë se numri i duhanpirësve.Gjatë periudhës 2010-2017, importi i cigareve ra me 31 për qind, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, ndërsa numri duhanpirësve është ulur vetëm më 7%. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Taksa e ndërtesës e cila vitin e shkuar iu nënshtrua reformimit në metodologji duke pasur si bazë vlerën e truallit dhe sipërfaqen e ndër

Ndonëse zyrtarisht të varfër, shqiptarët arrijnë të kursejnë, duke lënë mënjanë kënaqësitë e jetës, duke pasur ndihmën e të afërmeve emig

Në pesë muajt e parë të vitit, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i është dashur të zhvillojë disa dhjetëra procedura prok

Administrata Tatimore njofton se çmon shumë të rëndësishëm komunikimin informues dhe ndërgjegjësues me opionin publik dhe komunitetin e t

Shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata m

Që nga viti 2015 deri në fund të 2018-s bankat kanë fshirë nga bilancet 46 për qind të kredive të këqija ose 55 miliardë lekë (440 milion

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ngre alarmin se financat e vendit janë në ditë kritike ndërsa shte

Në fund të marsit 2019 primet e shkuara bruto për sigurimin e pronës nga zjarri dhe natyra arritën 284 milionë lekë, me një rënie me 26.

Vetëpunësimi ka një peshë të lartë, rreth 35% në totalin e punësimit në Shqipëri, por vitet e fundit, numri i të vetëpunësuarve po bie me

Si çdo vit, në prag të çeljes së sezonit turistik, Administrata Tatimore sjell në vëmendje të individëve që ofrojnë akomodime si edhe të