Projektligji i ri për pasuritë e sekuestruara, rregullohet zinxhiri nga sekuestro te shitja

08/02/2019 - 14:52

Volumi gjithnjë e në rritje i pasurive të sekuestruara paraqet nevojën për përmirësime të mëtejshme ligjore. Ministria e Financave ka bërë gati një projektligj, nëpërmjet të cilit synon të përmirësoje procesin e miradministrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.

Çështja e administrimit të pasurive është diskutuar shumë në forumet ndërkombëtare dhe rajonale. Standardet përkatëse ndërkombëtare theksojnë se juridiksionet duhet të kenë mekanizma ligjore për të menaxhuar në mënyrë efektive pasurit e ngrira dhe të konfiskuara.

Për të administruar me sukses pasuritë ekziston një trend në rritje sipas të cilit juridiksionet duhet të krijojnë një zyrë qendrore kombëtare të administrimit të pasurive si nevojë për të administruar pasurit “e vështira”, për shembull kafshët, kompanitë, fondet e besimit dhe pasuritë e paluajtshme hipotekore, qoftë për rastet e brendshme por edhe nisur nga kërkesat e shumta të institucioneve ndërkombëtare gjithnjë në rritje. Pa akte normative, mekanizma të përshtatshëm,  struktura dhe bashkëveprim mes tyre, sekuestrimi dhe konfiskimi jane një proces i paplotësuar dhe joefektiv, arsyeton Ministria e Financave.

Shqipëria është strukturuar mirë në lidhje me administrimin e pasurive, megjithëse nevojiten zhvillime të mëtejshme për të maksimizuar ekzistencën e AAPSK-së dhe për ta shfrytëzuar plotësisht këtë burim, në përputhje me praktikat më të mira.

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) është një agjenci administrative e ngritur në kuadër të Ministrisë së Financave.

Funksioni i saj kryesor është administrimi i pasurive pas sekuestrimit deri në kthimin e tyre ose konfiskimin përfundimtar, sipas vendimeve të gjykatës. Megjithatë, AAPSK-ja në baze të VKM  nr. 687, dt. 05.10.2011 “Për Organizimin, Kompetencat dhe Funksionimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si dhe mënyrën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, i ndryshuar, kryesisht administron pasuritë e sekuestruara/ konfiskuara vetëm sipas ligjit 10192/2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ndërkohë që pasuritë e sekuestruara/ konfiskuara në procesin penal i mbesin për administrim Gjykatës, e cila i vetëmenaxhon ose ia cakton administrimin një burimi të jashtëm dhe në shume raste, mbesin të pa administruara fare dhe në mëshirë të fatit.

Në relacionin përkatës, ministria e Financave arsyeton se, si një institucion plotësisht funksional, me staf dhe me fonde, AAPSK-ja kombëtare duhet të administrojë të gjitha pasuritë e sekuestruara, qoftë civile dhe penale, për të qenë plotësisht efektive. Por Gjykatat e Rretheve gjyqësore nuk janë të detyruara tja kalojnë AAPSK-së për administrim, pasuritë që sekuestrohen / konfiskohen gjatë proceseve penale që ato zhvillojnë, pasi nuk ka një ligj që t’i detyrojë t’a bëjnë.

Për rrjedhoje, vjen si domosdoshmëri miratimi i këtij projekt-ligji, “Per administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara”.

Strukturat e zbatimit të ligjit dhe prokurorët shqiptarë, si dhe vlerësuesit e jashtëm kanë raportuar një nivel të lartë të konfuzionit të roleve dhe strukturave brenda procesit të konfiskimit të pasurisë në Shqipëri. Përqendrimi i administrimit të të gjitha pasurive do ta lehtësonte këtë nga pikëpamja e administrimit të pasurive. Ai gjithashtu lejon stafin Brenda AAPSK-së të ndërtojë nivelin e ekspertizës për të qenë plotësisht efektiv.

Projektligji “Për administrimin pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara” synon, të ngrejë në një nivel më të lartë të gjithë procesin aktual të administrimit të pasurive, duke vendosur në themele ligjore procedurën që ndjek Agjencia, që nga momenti i parë i ekzekutimit të Vendimit të sekuestros, me marrjen në dorëzim të pasurive që do të administrohen, duke vijuar më pas me menaxhimin e tyre, sipas mënyrave dhe formave specifike në varësi të llojit të pasurisë, e duke mbyllur qarkun e administrimit, me anë të procesit të destinimit përfundimtar të pasurive që konfiskohen.

Një objektiv tjetër është ai i përfshirjes së të gjitha pasurive që sekuestrohen dhe konfiskohen (si në procesin penal ashtu edhe në atë parandalues) në fushën e veprimit të AAPSK-së, duke e përqendruar administrimin e të gjitha pasurive me prejardhje të paligjshme në një institucion të vetëm.

Synim tjetër I ndryshimeve është edhe shtimi i kompetencës për shitjen e pasurive të luajtshme, të cilat prishen, amortizohen apo u bie vlera shpejt, qysh në fazën e sekuestrimit, duke mos pritur vendimin përfundimtar të konfiskimit. Përdorimi i kësaj procedure do të bënte që vlera e realizuar nga shitja e pasurisë të ruhej në një llogari bankare të veçantë, e në rast revokimi të sekuestrimit t’i kthehej pronarit të ligjshëm, ndërsa në rast konfiskimi të kalonte në buxhetin e shtetit. Shitja e parakohshme e këtyre pasurive të sekuestruara do të sillte një përfitim për të gjithë, pasi jo vetëm ruhet vlera momentale e pasurisë së luajtshme (autoveturë, pajisje teknologjike dhe iT, gjë e gjallë, etj), vlerë e cila do të humbte fare, në qoftë se këto pasuri do të mbaheshin deri në përfundim të afateve procedurale gjyqësore, por edhe shkurton ndjeshëm shpenzimet e Agjencisë për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Së fundmi projektligji i ri synon që të shërbejë edhe si ligj organik për Agjencinë e Administrimit të  Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, duke përcaktuar me norma ligjore organizimin, funksionet dhe kompetencat e saj.

/Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Euro vazhdon të bjerë në mënyrë të frikshme në kursin e këmbimit valutor.

Monedha e përbashkët eruopiane u rrit edhe gjatë ditës së sotme përkundrejt lekut.

Monedha e përbashkët europiane e ka rinisur sërish javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj pas aksionit të djeshëm në Himarë ku dhe u gjobit një biznes për një faturë të lëshuar

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje se tatimi mbi dividentin është në shkallën 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 g

Hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është rritur më tej në vitin 2018.

Teksa ekonomia po tenton të shkojë drejt dixhitalizimit, mbajtja e parasë cash do të bëhet gjithnjë më e shtrenjtë dhe më e vështirë.

Në periudhën janar-korrik të këtij viti përveç udhëtarëve, tragetet e linjave nga Durrësi kanë transportuar afro 547 mijë ton mallra, ose

Monedha e përbashkët euro u këmbye sot në tregun e këmbimit poshtë kuotës se 121 lekëve duke ju afruar nivelit më të ulët historik të gji

Rastet e mashtrimit të individëve apo bizneseve që mashtrohen nga individë të panjohur për të devijuar transfertat bankare për llogari të