Projektligji i ri/ Të huajt do mund të blejnë tokë në Shqipëri

19/09/2018 - 07:37

Një projektligj që është duke u hartuar nga Ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të huaj, si dhe u jep mundësinë investitorëve të huaj që të kenë të drejtën e pronësisë së tokës. Projektligji i ri “Për investimet”, po hartohet pasi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë u jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase.

Pas studimeve të thelluara që u bënë në rrafshin ligjor për investimet nga Këshilli i investimeve, ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur punën për hartimin e një ligji që unifikon investimet që mbron njësoj si investimet vendase, por edhe ato të huaja. Projektligji do të trajtojë si pjesë më vete investimet strategjike, duke vënë në themel parimet e barazisë dhe të trajtimit pa diskriminim të investitorëve.

Një çështje e rëndësishme që do të jepet zgjidhje në këtë projektligj është pronësia mbi tokën. Në ligjin ekzistues të investimeve i vitit 1993, investitorët e huaj nuk kanë të drejtën e pronësisë mbi tokën në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Por kuadri i ri ligjor që synon të ofrojë trajtim të barabartë do të mundësojë posedimin e pronësisë së tokës nga të huajt si një detyrim që Shqipëria tashmë duhet të përmbushë në kuadër të integrimit në BE në plotësim të kushteve për lëvizjen e lirë të njerëzve në kapitaleve. Fakti që investitorët e huaj nuk kanë të drejtën e pronësisë së tokës përmendet shpesh në raportet e ndërkombëtarëve si një pengesë për tërheqjen e investitorëve të huaj.

Ligji i ri për investimet do të qartësojë kufizimet të cilat mund t’i imponohen pronësive të huaja në industri specifike si dhe të iniciohen rishikime periodike të kufizimeve të pronësive të huaja.

Ligji i ri do të përkufizimin modern të fjalës “investim” dhe gjithashtu do të cilësohen dhe qartësohen dispozitat mbi shpronësimin, duke përfshirë shpronësimin indirekt. Ky projektligj pritet të hyjë në fuqi vitin që vjen./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktivitetet e ushtruara nga personat juridikë në fushën e prodhimit/zhvillimit të software-ve, për të cilat aplikohet shkalla tatimore e

Edhe për vitin 2019 çmimi i energjisë nuk ka gjasa që të ndryshojë.

Së shpejti shërbimi bankar do të zgjerohet edhe në zonat rurale.

Monedha e përbashkët ka njohur vetëm rënie që nga fundi i muajit nëntor, duke arritur në ditën e sotme në 123.41 lekë, një rekord i ri i

Në takimin e fundvitit me Shoqatën e Bankave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko u ka kërkuar rritjen e kreditimit të ekonomis

Paga mesatare në ekonomi shënoi ulje në tremujorin e tretë të vitit 2018 në raport me tremujorin e dytë.

Euro ka vijuar rënien edhe gjatë ditës së sotme duke prekur një tjetër nivel rekord të ulët.

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës ka shënuar performancën më të lartë në realizimin e të ardhurave, për këtë arsye është përzgjedhur si

Ndërkohë tarifat e studentëve janë rritur nga viti në vit sidomos pas 2015-s, të ardhurat nga tarifat që paguajnë ata kanë shënuar rënie

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” kanë publikuar informacionin mbi vlerësimin tatimor, mënyrat si bëh