Projektligji për karburantet, flet eksperti: Strategji jo e menduar, do të ketë rritje të çmimit të naftës

21/07/2019 - 09:38

Listës së gjatë të taksave që qytetarët paguajnë mbi naftën shumë shpejt mund t’i shtohet edhe një tjetër. Pasi e pezulloi për disa muaj, qeveria ka riaktivizuar sërish një projektligj, i cili vendos tarifë shtesë mbi karburantet për të financuar rezervën e detyrueshme të sigurisë.

Projektligji i riaktivizuar nga qeveria për të rritur me 20 lekë çmimin e naftës, përveçse nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, është kundërshtuar edhe nga ekspertë të shumtë të ekonomisë, të cilët vënë theksin te prirja për të përkeqësuar nivelin e jetesës së konsumatorëve.

Një ndër ta është edhe Vjoldi Danaj, që shprehet se projektligji në fjalë është një strategji jo e menduar mirë e ekzekutivit. Në një intervistë të dhënë për “Ora News”, Danaj tha se me t’u krijuar agjencia për rezervat e karburanit, do të ketë rritje te çmimi i naftës.

Sipas ekspertit, do të ketë një përqindje që do të shtohet në çmimin për litër të naftës.

Deklarata e Danajt:

Që të dyja këto çmime, besoj se do të ndikojnë drejtpërdrejt te çmimi i naftës. Qoftë e para që ka të bëjë me realizimin e rezervave të sigurisë, sidomos kur mendojmë se ato mund të jenë të dhëna te një nënkontraktor i tretë. Kjo do të thotë që të gjitha këto investime që do të bëhen, qoftë për realizimin e rezervave të nevojshme të depozitave, por qoftë edhe për çmimin e blerjes do të thotë se që në momentin e parë të krijimit të një agjencie do të kemi një rritje çmimi. Ashtu siç është specifikuar edhe në nenin 17 që shumë kolegë të mitë e kanë përmendur, atje theksohet se edhe çmimi i blerjes do të ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të ardhurat që do të jenë nga shitja e karburantit.  Pra do të ketë një përqindje që do të shtohet në çmimin për litër të naftës. Është një strategji kjo, si edhe shumë të tjera, të menduara jo shumë mirë, që vazhdojnë të përkeqësojnë jetesën e qytetarëve. Ne sot në këtë moment jemi një nga vendet me çmimin më të lartë të karburantit. Imagjinoni tani edhe këto shtesa që do t’i bëhen karburantit të naftës, qoftë për rezervat e sigurisë, por qoftë edhe të pompës. Sepse sot agjencia që merret me kontrollin e pompave ka një përfitim rreth 2 milion euro në vit. Por ama nëse ky kontroll do t’i jepet një koncesionari atje ishte e specifikuar që fitimi në këto vite do ishte 60 milion euro, që do të thotë se fitimi do të ishte më shumë se 2 milion fitimi në vit. Ky fitim do ndikojë direkt në çmim sepse nga do merret ky çmim”.

Javën e kaluar, projektligji për depozitat e karburanteve, u bë një temë debati edhe mes palëve politike. Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj, hodhi poshtë zërat për rritjen e çmimit të karburantit, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, reagoi duke e quajtur këtë deklaratë një mashtrim. Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Shehaj publikoi një dokument me ligjin për taksën e re, që sipas tij vërteton të kundërtën e deklaratës së ministres Denaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria ka vendosur të shtyjë për vitin e ardhshëm aplikimin e dy masave që ka prezantuar si pjesë të paketës së tretë për të lehtësuar b

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka sugjeruar qeverisë shqiptare që për pagat e profesioneve të lira (juristë, dentistë, avokatë, auditues, e

Teksa lufta me pandeminë COVID-19 vijon, Bashkimi Evropian i ka dhënë 15 milionë euro grante Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit

Industria e naftës po rikuperon disa nga humbjet e muajve fillestarë të pandemisë dhe pret përmirësim të kërkesës konsumatore.

Ekonomia shqiptare pritet të humbë rreth 1.8 miliardë euro nga pandemia që ka mbërthyer vendin dhe botën, si rrjedhojë e shpërthimit të i

Për herë të tretë brenda vitit qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin e vitit 2020.

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.

Në një analizë të posaçme për “Monitor”, Banka e Shqipërisë pohoi se, në rrethanat që ndodhemi, pasiguria në parashikimet makroekonomike