Punë ka, por s’ka profesionistë?! Kulm kërkesash në shtet, sa vetë aplikojnë për një pozicion

Postuar: 14/05/2018 - 09:16

Administrata publike vijon të mbetet më joshëse për ata që duan një vend pune në raport me sektorin privat. Të dhënat e raportit të Departamentit të Administratës Publike për vitin 2017 tregojnë disa tendenca që kanë vite që përvijohen por që kanë kulmuar pikërisht në vitin paraardhës. Kështu numri mesatar i aplikimeve për një vend puna ka arritur në 18. Viti i dytë me mestaren më të lartë të aplikimeve më herët ka qenë ai 2014 me një përllogaritje prej 14.5 aplikime nëse shohim ecurinë nga viti 2001 në 2017-n.

“Numri mesatar i kandidatëve për një pozicion per vitin 2017 llogaritet të jetë 18. Siç mund të vihet re nga grafiku i mëposhtëm, numri mesatar i aplikantëve për pozicion ka pësuar rritje në krahasim me vitet e mëparshme, gjë që tregon për një interesim në rritje për t’u bërë pjesë e shërbimit civil” thuhet në raportin vjetor të DAP.

Të rinjtë me sytë nga shteti

Një tjetër tendencë që vihet re nga aplikimet që bëhen pranë DAP për t’u punësuar në shtet është interesi gjithmonë e më i lartë i të rinjve ndëkrohë që dominojnë femrat.

“Numri i aplikantëve unik llogaritet të jetë 2706, nga të cilët 61.5% femra, dhe 38.5% meshkuj.  Mosha mesatare e aplikantëve është 32 vjeç. Mosha mesatare e aplikantëve për pranimin në shërbimin civil është 31 vjeç  Mosha mesatare e aplikantëve për ngritje në detyrë është 39 vjeç”, nënvizon raporti si disa prej gjetjeve të tij.

Sakaq, DAP llogarit se në vlerë absolute, numri total i aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura për vitin 2017 ishte 8606, nga të cilët rezulton se 3535 aplikantë plotësonin kriteret e përcaktuara në shpallje.

Punë ka por ska profesionistë?

Justifikimi tipik lidhur me punësimin këto vitet e fundit ka qenë ai i vendeve të lira të punës nga njëra anë dhe mungesës së profesionistëve nga ana tjetër. Edhe në administratën publike nuk janë plotësuar të gjitha vendet vakante nëpër institucione, por kjo sipas DAP lidhet me periudhat e kufizuara të konkurrimit.

“Në përfundim të vitit 2017, si rezultat e procedurave të konkurrimit, emërimeve nga lista fituese, zbatimeve të vendimeve gjyqësore dhe transferimeve të përhershme, u plotësuan gjithsej 503 pozicioneve vakante, ose rreth 46.5% e nevojave të planifikuara sipas planit vjetor të pranimit. Rënia e përqindjes së zbatimit të planit vjetor të rekrutimit vjen për arsye të zhvillimit të procedurave të konkurrimit për një periudhë shumë më të kufizuar se sa vitet e mëparshme”, nënvizon raporti.

/Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar në rubrikën e saj “Tatimet Këshillojnë” informacionin mbi mënyrën se si një biznes i vog

Zvicra dhe Holanda kanë kryesuar fluksin e investimeve të reja të huaja në 6 muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara

   Banka e Shqipërisë ka nisur studimin e nivelit të borxhit që kanë korporatat e mëdha.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në këtë publikim njeh me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Fizik me xhi

E kanë nisur pak nga pak, por në 2-3 dekadat e fundit shumë sipërmarrje kanë arritur të fuqizohen, të diversifikohen dhe të çajnë në një

Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

   Qeveria shqiptare do të dalë për herë të tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh nëpërmjet emetimit të një eurobondi.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave onl

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit  me të drejtat dhe detyrimet e kategor