Qeveria do të japë me PPP portin në Vlorë

22/02/2021 - 19:26

Qeveria shqiptare po përgatit koncesionin e radhës. Bëhet fjalë për Triportin në Vlorë. Qeveria ka autorizuar dy ministri, respektivisht të Infrastrukturës dhe të Bujqësisë për nisjen e procedurave për përgatitjen e koncesionit.

Ministria e Bujqësisë është autorizuar, pasi porti shërben për peshkim. Aktualisht dhënia me koncesion është e ndaluar për shkak të zgjedhjeve, por duket se qeveria Rama është e bindur për mandatin e tretë dhe për këtë arsye po bën gati procedurat tani, që me parlamentin e ri të kalojë PPP-në.

Objektivi i qeverisë është që përmes PPP-së, Triportin në Vlorë ta kthejë në një port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual të behet një port turistik, ashtu sikur parashikohet që të ndodhë në Durrës.

VENDIMI i PLOTE:

Nr. 100, datë 17.2.2021 PËR PËRCAKTIMIN E MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË SI AUTORITET KONTRAKTOR PËR ZHVILLIMIN E MUNDSHËM TË PROCEDURËS SË KONCESIONIT/ PARTNERITETIT PUBLIK PRIVAT,PËR PORTIN NË TRIPORT, VLORË

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të pikës 3, të nenit 13, të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet  dhe  partneritetin  publik  privat”,  të ndryshuar,    me    propozimin    e    ministrit    të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Përcaktimin e  Ministrisë  së  Infrastrukturës dhe Energjisë si autoritet kontraktor për zhvillimin e   mundshëm   të   procedurës   së   koncesionit/partneritetit  publik  privat,  për  portin  në  Triport, Vlorë.

Ngarkohen Ministria e  Infrastrukturës  dhe Energjisë,  Ministria  e  Financave  dhe  Ekonomisë dhe  Ministria  e  Bujqësisë  dhe  Zhvillimit  Rural  për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Borxhi i jashtëm i vendit shënoi rritjen më të fortë vjetore të tre dekadave të fundit si rrjedhojë e plotësimit të nevojave për financim

Tregu i agjencive turistike u godit rëndë nga pandemia, duke rezultuar në falimentime masive, në rastin më të keq, apo në largime

Euro mbetet monedha më e lirë për të marrë kredi nga familjet shqiptare.

Çmimi i gazit është shtrenjtuar javëve të fundit si për ata që kanë të instaluar impiante në automjete ashtu edhe për kategorinë e familj

Numri i subjekteve të vogla, që janë çregjistruar nga skema e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) ka arritur në 31,821.

Qeveria ka kryer shpenzimet kapitale faktike prej 91,2 miliardë lekëve më 2020, niveli më i lartë që nga viti 2009, vit në të cilin ishte

Moti i mirë i tetorit mbajti gjallë disi turizmin e për rrjedhojë dyert e strukturave akomoduese pritën një pjesë të pushuesve që vinin n

Deri më 31 dhjetor të vitit 2020 qeveria angazhoi vetëm 57 për qind të fondit të programuar për rindërtimin e pasojave shkatërruese që la

Eksportet e kanë nisur vitin me një rritje të lehtë prej 3.1% me bazë vjetore në janar, të ndikuara nga ecuria pozitive e “Materiale  ndë

Rrjeti i hotelerisë Hilton do të hyjë në Shqipëri me një tjetër hotel, pas një marrëveshjeje menaxhimi të nënshkruar me Kastrati Residenc