Qeveria miraton heqjen e tatim-fitimit për biznesin e vogël deri në 14 mln lekë

15/07/2020 - 22:21

Nga 1 janari 2021 biznesi i vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë do të përjashtohet nga tatim-fitimi i thjeshtuar 5%. Në mbledhjen e qeverisë u miratuan ndryshimet në projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar për zerimin e tatim-fitimit të biznesit të vogël në fashën e xhiros nga 5 milionë lekë në vit deri në 14 milionë lekë në vit. Sipas ndryshimeve, këto biznese duke nisur nga viti i ardhshëm nuk do të paguajnë tatim-fitimin e thjeshtuar 5%. Për bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit tatim-fitimi do të jetë i pandryshuar 15%.

Deri tani, bizneset me qarkullim vjetor nga 0 në 5 milionë lekë paguajnë zero tatim-fitim, ndërsa bizneset nga 5 në 14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar prej 5%.

Sipas të dhënave të INSTAT, në 2018-n në vend operonin 94 mijë biznese deri me 4 të punësuar dhe gati 80% e tyre deklarojnë më pak se 5 milionë lekë, dhe si rrjedhojë janë të përjashtuar edhe aktualisht nga tatim-fitimi. Ndaj kjo lëvizje nuk pritet të ketë ndonjë efekt të madh në buxhet.

Heqja e tatim-fitimit është mbështetur më herët edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, pasi sipas kryetarit të Durrësit, Alban Isteri ndryshimet do të ndihmojnë biznesin e vogël për kapërcimin e krizës të Covid-19. “Edhe nisma për heqjen e tatimfitimit 5% për bizneset me xhiro nga 5 milionë lekë deri në 14 milionë lekë në vit është për t’u përshëndetur, pasi i ndihmon bizneset në kapërcimin e situatës të vështirë të krijuar nga Covid-19”, deklaroi Isteri.

Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” 

Neni 2 

Pika 1, e nenit 28, “Shkalla tatimore”, ndryshohet, si më poshtë vijon: 

“1. Shkalla e tatimit mbi fitimin është: 

0% për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14,000,000 lekë në vit. 

15% për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14,000,000 lekë në vit.”. 

Neni 3 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave t

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha një konferencë për mediat se pandemia e koronavirusit goditi rëndë ekonominë shqiptare

Monedha e gjelbër ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm edhe gjatë ditës së sotme, ndryshe nga euro që ka ndalur nënçmimin.

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favor

Kushdo që kërkon të vazhdojë arsimin e lartë, apo të mësojë për një profesion të caktuar, në finale ka si qëllim të arrijë të paguhet sa

Orientimi i burimeve drejt prodhimit të maskave i mundësoi kompanisë së prodhimit të tekstileve, SAM, jo vetëm të kompensonte rënien e po

Nga Paketa financiare 2, rreth 82% e përfituesve janë paguar me bonusin 40 mijë lekë, sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë të F

Pas disa problemeve gjatë dy ditëve të fundit që ngadalësoi procedurat e dorëzimit online në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), pasdite

Çmimet e banesave në Durrës mbeten relativisht në të njëjtat nivele si para tërmetit, megjithëse qyteti bregdetar pësoi një goditje të fo

Nga 1 maji më 14 korrik, numri i bizneseve që kanë kaluar në status pasiv është rritur me 54% me bazë vjetore.