Qeveria rishikon buxhetin për të tretën herë. Ulen të ardhurat, rritet borxhi publik në 80%

06/07/2020 - 14:14

Për herë të tretë brenda vitit qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin e vitit 2020. Nga muaji mars, kohë kur nisi pandemia e deri më tani të ardhurat janë ulur me mbi 43 miliardë lekë. Goditjen më të madhe në tkurrjen e të ardhurave në buxhet do ta marrë tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimi.

Edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore parashikohen me rënie për shkak të rritjes së numrit të të papunëve ndërsa me tkurrje pritet të jenë edhe akcizat taksat kombëtare dhe të ardhurat nga pushteti vendor. Ndërsa të ardhurat priten në rënie qeveria nuk e ka luksin të rishikojë me ulje shpenzimet. Mbështetja e ekonomisë për pasojat e Covid-19, rritja e fondeve rezervë për të papriturat, plani për më shumë shpenzime kapitale dhe fondet për rindërtimin e tërmetit kanë bërë që planifikimi i shpenzimeve të arrijë në 2.1 miliardë lekë. E gjithë kjo situatë pritet të dyfishojë deficitin buxhetor duke e cuar në 132 miliardë lekë ose 1.5 miliardë euro.

Ky është deficiti më i lartë buxhetor i shënuar në Shqipëri në mbi dy dekada. Hera e fundit kur deficiti buxhetor ka qenë kaq i lartë ka qenë viti 1999 kur vendi përballej me krizën e luftës së Kosovës dhe me nevojën për t’i kujdesur për qindramijëra të shpërngulur lufte.

Ndërsa borxhi pritet të arrijë në një nivel rekord prej 80% bazuar në të dhënat e borxhit publik dhe prodhimit të brendshëm bruto të rishikuar nga Ministria e Financave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anketimi me sipërmarrjet nxjerr në pah pasojat e rënda të pandemisë të shkaktuar te sipërmarrjet.

Ekonomia ka hyrë në një fazë kritike.

Shqipëria brenda këtij viti do të bëjë transparente llogaritë bankare për të paktën 82 vende të botës të cilat kanë rënë dakord të shkëmb

Në rrugët kryesore të Tiranës, ku më parë vitrinat e dyqaneve ishin të mbushura me mallra të reja, tani shihen shpesh të afishuar lajmëri

Pandemia e koronavirusit ka hapur një gropë të madhe në ekonominë shqiptare ku për vitin 2020 rrezikohet që humbja të shkojë në 1.8 milia

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave t

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha një konferencë për mediat se pandemia e koronavirusit goditi rëndë ekonominë shqiptare

Monedha e gjelbër ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm edhe gjatë ditës së sotme, ndryshe nga euro që ka ndalur nënçmimin.

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favor

Kushdo që kërkon të vazhdojë arsimin e lartë, apo të mësojë për një profesion të caktuar, në finale ka si qëllim të arrijë të paguhet sa