Qeveria shqiptare kërkon një borxh prej 500 mln eurosh

20/09/2018 - 19:15

   Qeveria shqiptare do të dalë për herë të tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh nëpërmjet emetimit të një eurobondi.

Bëhet fjalë për sigurimin e një shumë prej 500 milion euro, që për ministrin e financave Arben Ahmetaj nuk është një borxh i ri, por një menaxhim i borxhit ekzistues. Risia e kësaj procedure është që qeveria po tenton të tërheqë vëmendjen e investitorëve jo vetëm në tregjet evropiane por edhe në ato amerikane.

“Dua t’ju siguroj që kjo procedurë nuk nënkupton rritje të mëtejshme të borxhit. Ajo është brenda strategjisë së menaxhimit të borxhit.”- tha Ahmetaj.

Nga ana tjetër me sigurimin e kësaj shume, qeveria synon të plotësojë nevojat e saj për likuiditet si dhe për të financuar deficitin i cili arrin në 29.5 miliard lekë. Sipas ministrit marrja e kësaj huaje në tregun e huaj do të krijojë lehtësi për biznesin vendas për kreditim.

Komisioni i ekonomisë miratoi projektligjin i cili kaloi me procedurë të përshpejtuar, në kuvend çka i hap rrugën ministrisë të bëhet gati për të dalë në treg. Për herë të parë qeveria shqiptare emetoi një eurobond në vitin 2010 dhe për herë të dytë në 2015 ku u mor një borxh prej 450 mln euro./Vizion Plus

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të gjithë financierët që duhet të dorëzojnë online bilancet e kompanive të tyre deri në 31 korrik, duhet që këtë vit të planifikojnë orë

Megjithëse shqiptarët janë më të varfrit e Europës duke regjistruar të ardhurat për frymë dhe konsumin më të ulët, kur vjen puna te çmime

Dy personave që drekojnë në një restorant mesatar në Shqipëri fatura nuk do t’i kalojë shumën prej 2,500 lekësh.

Në krahasim me një vit më parë, çmimet e qirave në Tiranë kanë shënuar rritje.

Sa herë që një shtet përfshihet në kriza politike, që shoqërohen me pasiguri për të ardhmen, monedha e vendit është ajo që e pëson, duke

Është shpresëdhënës fakti se shqiptarët janë arsimdashës, në atë masë se gjysma e atyre që kursejnë, e bëjnë për shkollën.

Shqipëria regjistroi nivelin më të lartë të kredive me probleme (NPL) të sektorit të saj bankar nga 17 vende në Evropën Qendrore, Lindore

Nga data 25 qershor 2019, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhën e re metalike shqiptare me vlerë nominale 10 lekë, me kurs

Emigrantët kanë sjellë pranë të afërmëve të tyre në Shqipëri 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, një shumë që është pothuajse