Raporti/ Dy qytetet e Shqipërisë që kanë rënë në kurthin e dyfishtë të varfërisë

02/09/2019 - 08:15

Një vlerësim i Bankës Botërore për zhvillimin e rajoneve në Ballkanin Perëndimor dhe në Kroaci gjeti se Elbasani dhe Kukësi janë në mesin e rajoneve më të varfra në Ballkan. Këto prefektura janë më të varfrat në Shqipëri, por gjithashtu janë më të varfrat e 20 rajoneve më të varfra të Ballkanit. Sipas vlerësimit të Bankës, dy prefekturat shqiptare kanë rënë në kurthin e dyfishtë të varfërisë, që do të thellojë më tej atë. Përveç se të ardhurat e këtyre qarqeve janë shumë poshtë mesatares kombëtare, ekonomia e tyre në vend që të rritet është në rënie ose po rritet me ritme shumë të ulëta duke e zbehur në këtë mënyrë perspektiven e tyre për t'u afruar me standardet kombëtare.

Nga vendet e marra në krahasim, Kroacia e cila tashmë është edhe anëtarë e BE-se ka nivelin më të lartë te të ardhurave sipas rajoneve. 20 nga 45 rajone jashtë Kroacisë kualifikohen me të ardhura të ulëta nën pragun mesatar rajonal të 75 për qind të PBB për frymë. Midis rajoneve me të ardhura të ulëta janë Podunvjle, Raska dhe Rasina (Serbi); Polog (Maqedonia e Veriut); Kukësi dhe Elbasani (Shqipëri), ndërsa 14 rajonet e tjera me të ardhura të ulëta po rriten mbi nivelin mesatar rajonal, dhe kështu mund të konsiderohen në rrugën e konvergjencës. Disa rajone me të ardhura më të larta, veçanërisht në Kroaci dhe Serbi, po rriten shumë poshtë mesatares së Ballkanit Perëndimor dhe Kroacisë. Mes tyre janë kryeqytetet e Beogradit, Tiranës dhe Zagrebit.

Por teksa shumica e rajoneve të varfra në Ballkan janë në një rrugë konvergjencë çka do të thotë se ritmi i rritjes së tyre premton afrimin me standardet kombëtare, disa rajone janë në rrugë divergjence. Kjo do të thotë se teksa ekonomia e tyre kombëtare po rritet këto rajone po pësojnë rënie. Disa rajone të tjera në Ballkan, të cilat i kanë të ardhurat për frymë në nivele të larta me mesataren kombëtare po rriten me ritme të ulëta. Këto janë Banat i Veriut, Banat i Qendrës, Bor dhe Braniceva në Serbi, Pelagonia në Maqedoninë e Veriut, Vlora në Shqipëri./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Garancitë shtetërore, proceset gjyqsore, Parternitetet Publike Private (PPP) dhe degradimet mjedisore konsdierohen si risqe që lidhen me

Qeveria ka vendosur të shtyjë për vitin e ardhshëm aplikimin e dy masave që ka prezantuar si pjesë të paketës së tretë për të lehtësuar b

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka sugjeruar qeverisë shqiptare që për pagat e profesioneve të lira (juristë, dentistë, avokatë, auditues, e

Teksa lufta me pandeminë COVID-19 vijon, Bashkimi Evropian i ka dhënë 15 milionë euro grante Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit

Industria e naftës po rikuperon disa nga humbjet e muajve fillestarë të pandemisë dhe pret përmirësim të kërkesës konsumatore.

Ekonomia shqiptare pritet të humbë rreth 1.8 miliardë euro nga pandemia që ka mbërthyer vendin dhe botën, si rrjedhojë e shpërthimit të i

Për herë të tretë brenda vitit qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin e vitit 2020.

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.