Raporti: Familjet shqiptare paguajnë më shtrenjtë energjinë, rekord me çmimin e kripur

10/12/2019 - 07:37

Familjet shqiptare në faturën finale të dritave, 62 për qind e paguajnë për energjinë, çka tregon për një kosto të lartë prodhimi apo sigurimi të saj dhe kalimin te konsumatori final. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë publikoi një raport të fundit ku ka bërë një ndarje të gjithë zërave brenda faturës që paguan një familjar në vendet që janë pjesë e Komunitetit, ku Shqipëria mban edhe rekordin për çmimin më të kripur të energjisë. Serbia nga ana tjetër ka koston më të ulët me 33 për qind të saj në totalin e faturës së një konsumatori.

Por duket se për vendin tonë kompensimin deri diku e bën kostoja e ulët e rrjetit. Shqipëria renditet si vendi me koston më të lirë të rrjetit që i transmetohet një konsumatori familjar ku në faturë ky aspekt zë 21 për qind teksa në Kosovë kostot e rrjetit zënë 49 për qind. Taksat në faturë në vend cilësohen zero kurse Tatimi mbi Vlerën e Shtuar i ndarë llogaritet se zë 17 për qind të faturave aq sa zë edhe në Malin e Zi dhe në Serbi.

Kjo llogaritje sipas sekretariatit është bërë për profilin e një konsumatori familjar që jeton në kryeqytet dhe që ka një konsum 3500 kwh në vit. Në analizë janë marrë muajt nëntor dhe dhjetor 2018.

Raporti vlerëson edhe situatën e furnizuesve në vend duke nënvizuar se Shqipëria ka më shumë se 23 të licencuar prej saj por peshën kryesore e mban furnizuesi publik që ka një total prej 84 për qind të energjisë që konsumohet nga konsumatorët finalë. Pjesa e tregut e tre furnizuesve më të mëdhenj ishte sa 93 për qind e energjisë totale që konsumohet nga konsumatorët finalë.

Lidhur me mënyrën sesi ka qenë ecuria e konsumit sipas llojit të konsumatorit raporti vëren se në një pjesë të mirë të vendeve si Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia konsumi i familjarëve shkoi rënie, kurse i jofamiljarëve rritje. Në anën tjetër në Kosovë ka funksionuar e kundërta, Në Shqipëri dhe në Moldavi konsumi si i familjarëve edhe i jo familjarëve erdhi në rritje. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kodi i Ri Ajror është publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare dhe pritet të hyjë në fuqi brenda muajit gusht, duke sjellë kështu një sërë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit

Anketimi me sipërmarrjet nxjerr në pah pasojat e rënda të pandemisë të shkaktuar te sipërmarrjet.

Ekonomia ka hyrë në një fazë kritike.

Shqipëria brenda këtij viti do të bëjë transparente llogaritë bankare për të paktën 82 vende të botës të cilat kanë rënë dakord të shkëmb

Në rrugët kryesore të Tiranës, ku më parë vitrinat e dyqaneve ishin të mbushura me mallra të reja, tani shihen shpesh të afishuar lajmëri

Pandemia e koronavirusit ka hapur një gropë të madhe në ekonominë shqiptare ku për vitin 2020 rrezikohet që humbja të shkojë në 1.8 milia

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave t

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha një konferencë për mediat se pandemia e koronavirusit goditi rëndë ekonominë shqiptare

Monedha e gjelbër ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm edhe gjatë ditës së sotme, ndryshe nga euro që ka ndalur nënçmimin.