Teksa eksportet kanë shënuar rënie prej mbi 2% në 4 muajt e parë të vitit, në tkurrje ka ardhur dhe aktiviteti i transportit në porte dhe ai ajror për të njëjtën periudhë të vitit, ndërsa në rritje ishte transporti përmes hekurudhës. Në të kundërt, transporti i pasagjerëve nga ajri ka ardhur me rritje, duk reflektuar dhe interesin e shtuar të turistëve për vendin tonë.

Sipas të dhënave të INSTAT, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin prill 2019 është 373 mijë ton, duke u rritur 2,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në katërmujorin e parë 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.409 mijë ton, duke u ulur me 15,3 %, krahasuar me vitin 2018.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin prill është 1.966 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 47,5 %, krahasuar me prill 2018.

Në katërmujorin e parë 2019, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 6.212 mijë tonkilometër, duke u rritur me 41,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në muajin prill 2019, volumi i mallrave të transportuara me ajër është 186 ton mallra, duke u ulur me  1,7 %, në krahasim me prill 2018.

Në katërmujorin e parë 2019, me ajër janë transportuar 751 ton mallra, duke u ulur 16,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Numri i fluturimeve të kryera, në prill 2019 është 2.178, duke shënuar një rritje me 9,3 %, ndaj prill 2018.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në prill 2019 është 75.792 pasagjerë. Krahasuar me prill 2018, ky tregues është rritur 30,5 %. Në katërmujorin e parë 2019, kanë udhëtuar me linjë detare 227.298 pasagjerë, duke u rritur me 9,6 %, krahasuar me një vit më parë.

Në muajin prill 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 74,4 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në katërmujorin e parë 2019 është 849.797 pasagjerë, duke u rritur me 10,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eksportet / importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Në prill 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 84mld lekë dhe 50,6 % e tyre u transportua me det.

Në katërmujorin e parë të vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 346 mld lekë dhe 52,2 % e tyre u transportua me det.

Eksportet e mallrave

Në prill 2019, mallrat e eksportuara me det zënë 54,4 %, me rrugë 44,9 % dhe me ajër 0,2 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur me 31,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Në katërmujorin e parë të vitit 2019, mallrat e eksportuara me det zënë 60,1 %, me rrugë 38,4 % dhe me ajër 0,3 %.

Në katërmujorin e parë të vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 15,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Importet e mallrave

Në prill 2019, mallrat e importuara me det zënë 48,8 %, me rrugë 43,5 % dhe me ajër  2,7 %.

Mallrat e importuara me hekurudhë në prill 2019, janë rritur me 210,6 % dhe me rrugë janë rritur me  5,6 %, krahasuar me të njëtën periudhë të vitit 2018.

Në katërmujorin e parë të 2019, mallrat e importuara me det zënë 48,4 %, me rrugë 42,3 % dhe me ajër 3,2 %.

Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 3,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

/Monitor