“Reuters”: Tubacioni i TAP “çan” malet shkëmbore shqiptare

30/04/2019 - 19:06

Tubacioni Trans Adriatik (TAP) ka kaluar malet shkëmbore të Shqipërisë, duke e vënë atë në rrugën e duhur për të filluar furnizimin me gaz të Evropës vitin e ardhshëm, shkruan Reuters.

Me një shtrirje prej 878 km nga kufiri i Turqisë në të gjithë Greqinë, malet e Shqipërisë dhe përmes detit Adriatik në Itali, TAP është gur themeli i politikës së Bashkimit Evropian për sigurimin e energjisë dhe për të larguar bllokun nga ndikimi i drejtpërdrejtë i gazit rus.

Tubacioni do të transportojë deri në 10 miliard metra kub (bcm) të gazit natyror në vit nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Itali, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Nga kostoja totale e TAP-it prej 4.5 miliard euro, Reuters shkruan se seksioni në të gjithë Shqipërinë ka kushtuar një të tretën për shkak të terrenit sfidues malor.

“Ne jemi krenar që kemi arritur këtë sfidë dhe kemi ndërtuar një tubacion të klasit botëror që kalon malet mbi 2.000 metra mbi nivelin e detit”, i tha  Reuters, drejtori i TAP Albania, Malfor Nuri, duke shtuar se TAP është investimi më i madh i huaj në Shqipëri.

Agjencia shkruan se pjesa më e madhe e tubacionit është shtrirë tashmë në Greqi dhe Shqipëri.

Përveç terrenit, investitorët duhej të merreshin 100 herë më shumë me pronarë në Shqipëri sesa në vendet e tjera evropiane dhe se duhet të nënshkruanin dy herë marrëveshje me pronarët e tokës ndryshe nga se ka ndodhur në Greqi, thanë përfaqësuesit e TAP AG në Shqipëri, shkruan Reuters.

Tubacioni kaloi 19 herë lumenj, duke përfshirë edhe lumin Seman, që e ka kaluar tetë herë.

Puna e ndërtimit të tubacionit u ndalën herë pas here për të lejuar që pëllumbat të ndërtojnë foletë e tyre, duke zbatuar rregullat mjedisore.

Ndërkohë, në Itali, po punohet për të ndërtuar terminalin marrës dhe një tubacion në tokë. Gazsjellësi është ndërtuar në rreth 86.5% të projektit. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Monedha e përbashkët eruopiane u rrit edhe gjatë ditës së sotme përkundrejt lekut.

Monedha e përbashkët europiane e ka rinisur sërish javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj pas aksionit të djeshëm në Himarë ku dhe u gjobit një biznes për një faturë të lëshuar

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje se tatimi mbi dividentin është në shkallën 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 g

Hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është rritur më tej në vitin 2018.

Teksa ekonomia po tenton të shkojë drejt dixhitalizimit, mbajtja e parasë cash do të bëhet gjithnjë më e shtrenjtë dhe më e vështirë.

Në periudhën janar-korrik të këtij viti përveç udhëtarëve, tragetet e linjave nga Durrësi kanë transportuar afro 547 mijë ton mallra, ose

Monedha e përbashkët euro u këmbye sot në tregun e këmbimit poshtë kuotës se 121 lekëve duke ju afruar nivelit më të ulët historik të gji

Rastet e mashtrimit të individëve apo bizneseve që mashtrohen nga individë të panjohur për të devijuar transfertat bankare për llogari të

Air Albania ka publikuar në faqen e saj të internetit çmimet për fluturimet e reja që do të nisë drejt tre destinacioneve të Italisë,