Risqet nga fatkeqësitë, Bashkitë duhet të parashikojnë 4% të buxhetit si fond për masa

15/11/2018 - 08:08

Një projektligj “Për mbrojtjen civile” ka në thelb përcaktimin e dokumenteve strategjikë, procedurave standarde, ndarjen e përgjegjësive për institucionet në rastet e risqeve natyrore. Duke ndarë detyrat për secilën hallkë projektligji parashikon ndër të tjera se Bashkitë duhet të planifikojnë 4 për qind të buxhetit vjetor për këtë zë. Monitorimi i përmbushjes së kësaj detyre sipas draftit të nxjerrë për konsultim i është lënë prefektit.

“Prefekti i qarkut ka rol parësor në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në nivel qarku. Përveç detyrave të përcaktuara në ligjin specifik, Prefekti i qarkut ka për detyrë të kthejë projekt-buxhetin e vitit pasardhës të bashkive brenda territorit administrativ të tij, në rast se nuk janë planifikuar të paktën 4% të totalit të buxhetit vjetor, për marrjen e masave për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, sidomos në bashkitë të cilat janë konsideruar si të rrezikuara nga emergjencat civile apo fatkeqësitë” thuhet në projektligjin e nxjerrë për konsultim.

Sakaq të gjithë njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë për detyrë që brenda tre vitesh nga hyrja në fuqi e ligjit duhet të kryejnë vlerësimin e risqeve në territorin e tyre, duke hartuar dhe miratuar dokumentin e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë,  të cilin ja dërgojnë prefektit të qarkut dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për qëllim analizimi dhe planifikimi.

Projektligji parashikon edhe detyrime për subjektet private të cilat duhet të hartojnë plane të brendshme për emergjencat. “Subjektet private vendase dhe të huaja, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, kanë për detyrë kur ato përdorin, prodhojnë dhe magazinojnë materiale të rrezikshme, karburante dhe derivate të tyre, gazra energjetike, si dhe kryejnë veprimtari me mjete të rrezikshme të hartojnë dhe përditësojnë plane të brendshme për emergjencat civile të harmonizuara me planet e jashtme për emergjencat civile të njësisë, apo njësive të vetëqeverisjes vendore dhe prefekturës apo prefekturave, si edhe rregullore të brendshme sipas rrezikshmërisë së proceseve teknologjike” nënvizon drafti.

Drejtoria e Emergjencave Civile sipas projektligjit transformohet në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ndërkohë që subjektet dhe institucionet që kanë për detyrë marrjen e masave sipas përcaktimit të projektligjit në rast se nuk i përmbushin mund të gjobiten në masën 100 mijë-500 mijë lekë. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” kanë publikuar informacionin mbi vlerësimin tatimor, mënyrat si bëh

Nëse ke dhënë një ambient me qira dhe nuk paguan tatimin në burim prej 15%, apo e deklaron më pak vlerën e qirasë në raport me realen me

Fluturie Qinami, 35 vjeçe, prej pak vitesh kishte një dyqan ushqimor në periferi të Tiranës.

Shqipëria e ka të nënfinancuar sektorin e arsimit nga arka publike, në raport me vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, por edhe me

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar një tjetër rekord të ulët për dekadën, duke u këmbyer poshtë 124 lekëve.

Studentët kanë pushtuar rrugët e Tiranës kundër rritjes së tarifave në Universitetit.  Edhe pse Shqipëria nuk ka shkollat dhe univeristet

Monedha e përbashkët ka zbritur sot në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2008, duke arritur në këtë mënyrë një rekord të ri të 11

Kostot e ndërtimit kanë shënuar rritje të ngadaltë dhe të qëndrueshme gjatë tremujorëve të fundit.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ministri i Financave dhe Ekonomisë foli për miratimin e buxhetit të vitit 2019 nga mazhoranca sot