TIRANE- Monedha amerikane ka pësuar një vlerësim të shpejtë kundrejt lekut, duke iu afruar nivelit 105 lekë, ç'ka ka ndryshuar situatën në tregun e këmbimit valutor.

Dollari këmbehet me 104.89 pas një rritje të shpejtë prej 0.99 lekë në raport me një ditë më parë. 

Kjo ecuri po e rrit dollarin amerikan drejt niveleve të larta që mbante në muajt e mëparshëm e sidomos gjatë vitit të kaluar, citon ATSH.

Ndryshe nga dollari amerikan, euro ka regjistruar dobësim të lehtë kundrejt lekut duke iu larguar nivelit 140 lekë, pasi monedha europiane është këmbyer me 139.87 lekë me zhvlerësim 0.04 lekë në raport me ditën e djeshme.