Rroftë shteti! Në 2018-n, vetëm 23% e vendeve të reja të punës u gjeneruan në sektorin privat

18/09/2018 - 08:05

Në 6-mujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 vende reja u krijuan në sektorin privat. Pjesa më e madhe, rreth 6200 vende pune, ose 43% u ofruan nga sektori shtetëror dhe 34% (4,950) u gjeneruan nga bujqësia.

Sipas të dhënave të INSTAT, që u referohen burimeve administrative (pagesat e sigurimeve në tatime) sektori shtetëror ofroi dyfishin e vendeve të punës në raport me sektorin privat. http://www.monitor.al/punesimi-ne-shtet-ne-nivelin-te-larte-qe-nga-2005-...

Ndonëse ekonomia shqiptare u rrit me mbi 4% në tremujorin e parë 2018, ritmet më të larta që nga 2008-s, kjo nuk po shoqërohet me hapje të vendeve të reja të punës, sidomos në sektorin privat. Edhe sipas të dhënave të tjera nga Anketa e Forcave të Punës, shtesa në total e numrit të të punësuarve në 6-mujorin e parë ishte 11.4 mijë persona, nga 22.3 dhe 43.5 mijë persona që ishte kjo shtesë për të njëjtën periudhë të 2017 dhe 2016.

Sipas INSTAT, në sektorin privat vendet e reja të punës në 6 muajt e parë të vitit, janë krijuar nga industria, sidomos sektori fason dhe turizmi, teksa sektori i tregtisë është duke përjetuar një tranzicion të vështirë nga ulja e pragut të TVSH-së. Një ekspert kontabël që ofron shërbim për më shumë se 100 biznese në Tiranë pohoi se 10 klientë të tij e kanë mbyllur aktivitetin këtë vit për shkak të kostove që krijoi përfshirja në TVSH. Ai pohoi se bizneset ishin kryesisht nga sektori i shërbimeve dhe tregtisë me pakicë.

Kjo situatë është reflektuar edhe në të dhënat zyrtare. Të dhënat zyrtare nga tatimet tregojnë se numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv ka shënuar rritje të ndjeshme përgjatë pjesës së parë të këtij viti.

Sipas listës së subjekteve pasive, që përditësohet çdo ditë nga tatimet, në total numri i subjekteve që kanë kaluar në subjekt pasit për periudhën 3 janar -31 korrik është 8,081, me një rritje të ndjeshme prej 48% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas shifrave të përpunuara nga ‘Monitor’. Me këtë ritëm rezulton se mbyllen 38-39 subjekte në ditë.

Sipas të dhënave administrative të INSTAT, shtesa më e madhe e vendeve të punës në sektorin privat jobujqësor është shënuar në 3-mujorin e tretë 2015, me rreth 67 mijë, por kjo ka lidhje më së shumti me fushatën antiinformalitet të ndërmarrë në atë kohë, ku shumë biznese të vogla u regjistruan dhe u rrit dhe numri i të deklaruarve në sigurime.

Sistemi privat jobujqësor gjeneroi një nivel të lartë të vendeve të punës edhe në 2017-n (rreth 79 mijë në total), ndërsa në tremujorin e parë 2018 u regjistruan në sigurime nga sektori privat vetëm 418 të punësuar shtesë, ndërsa 2,854 u shtuan në tremujorin e dytë, me ritme shumë më të ulëta krahasuar me vitin e mëparshëm.

Nga ana tjetër, edhe sektori i bujqësor që është ofruesi më i madh i punësimit me rreth 37% të totalit ishte shumë dobët këtë vit. Sipas rezultateve të anketës së forcave të punës nga INSTAT në tremujorin e dytë u krijuan vetëm 85 vende të reja punë në bujqësi.

Eksportet bujqësore janë rritur me ritme dyshifrore dekadën e fundit, por pësuan rënie vjetore me 5.5% 6-mujorin e parë. Kjo ishte rënia e parë që nga viti 2009, pasi eksportet bujqësore shënuan rritje sistematike në dhjetë vitet e fundit.

Burimi: Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Monedha e përbashkët ka vijuar rënien e fortë të saj edhe gjatë ditës së sotme.

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet në ligjin për “Lojërat e Fatit”, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe

Monedha e përbashkët e ka nisur këtë javë duke shënuar një rënie të fortë në tregun vendas.

Kjo vjeshtë ka qenë një verë e dytë për bizneset e turizmit në të gjithë vendin për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshj

Maturiteti i shumë tregjeve, shtimi i konkurrencës, rënia e konsumit për shkak të ngadalësimit të ekonomisë dhe rigjallërimit të emigraci

Që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të prurjeve të emigrantëve, deri në fund të 2017-s, janë futur në ekonominë shqiptare 26 milia

Numri i të punësuarve sipas Rajoneve nxjerr në pah situatën e trishtë ku në 9 qarqe të vendit punësimi në bujqësi zë 60-86 për qind të to

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për kompaninë e cila do të përzgjidhet për vënien në operim dhe menaxhimin me 35

Personat fizikë nuk do të duhet të depozitojnë më në organet tatimore vendimin e destinimit të fitimit, ndërsa personat juridikë që i dor

Në kuadrin e mbrojtjes së investitorit dhe edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tërheq vëmendjen në lidhje me investim