Rruga e Kombit, edhe 4.4 mln euro të fshehura në kontratë për koncesionarin

08/11/2018 - 07:36

Përveç taksave të drejtpërdrejta që përdoruesit e automjeteve do të paguajnë për Autostradën e Kombit, që shkojnë nga 5 euro për autoveturat deri në 22.5 euro për kamionët, qytetarët shqiptarë do të paguajnë edhe 9.4 miliardë lekë  (66 mln euro) nga buxheti i shtetit për 13 vitet e para të kontratës si subvencion për trafikun e munguar, ndër to mbi 4 milionë euro do t’i jepen kompanisë për defektet e fshehura të kontratës.

Kontrata ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Albanian Highway Concession (kompanive Kastrati dhe Salillari) që fitoi të drejtën për të mirëmbajtur rrugën do të ketë afat 30-vjeçar, duke nisur që nga ky vit. Mirëpo, për shkak të periudhës së gjatë në të cilën shtrihet zbatimi i saj, kontrata nuk ka parashikuar të gjitha ngjarjet. Prandaj qeveria ka vendosur që nga buxheti i shtetit të disbursojë ndaj kompanisë koncesionare një shumë prej 563 milionë lekësh ose 4,4 milionë eurosh, si kompensim për defektet e kontratës.

Kontrata në fakt rezultoi defektoze që në fillim të zbatimit të saj pasi, në momentin e negocimit kompanitë kur morën në dorëzim rrugën, gjetën më shumë dëme se sa qeveria kishte raportuar në projekt-kontratën e saj. Për rrjedhojë, gjatë negocimit është rritur vlera e subvencionit nga qeveria drejt kompanisë edhe për këtë qëllim.

Rruga e Kombit shënon precedentin e parë të administrimit të mirëmbajtjes me pagesë direkte nga përdoruesit. Përveç tyre, gjatë vitit 2019, buxheti i shtetit ka programuar të paguajë 580 milionë lekët e para (5,3 milionë euro) të subvencionit, nga të cilat 320 milionë lekë shkojnë për kompensimin e trafikut, 60 milionë lekë për supervizionin e kontratës dhe 301 milionë lekë shkojnë për defektet e fshehura të kontratës.

Sipas parashikimeve nga kontrata, të ardhurat e kompanisë pritet të jenë rreth 400 milionë euro gjatë 30 vjetëve, nga të cilat rreth 338 do të financohen nga taksat dhe 66 milionë euro nga buxhetit i shtetit, kryesisht për trafikun e munguar.

Në kontratën e koncesionit, lidhja me të dhënat e trafikut nuk është publikuar. Sipas studimit të IFC –së që dha konsulencë për koncesionin, gjatë periudhës marsit 2014-mars 2015 lëvizën rreth 5000 automjete në ditë. Supozohet se me hyrjen në fuqi të koncesionit, lëvizja e automjeteve do të bjerë dhe qeveria do të financojë koncesionarin nga taksat e tjera të shqiptarëve, të cilat shkojnë në minimalisht 5 milionë euro në vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro. Por nëse trafiku do të jetë mbi kufirin e supozuar nga IFC, 5000 automjete në ditë, kontrata parashikon që fitimet e koncesionarit të ndahen përgjysmë me qeverinë.

Koncensionari do të mirëmbajë vetëm aksin Milot – Morinë prej 110 kilometrash nga 160 kilometra që ka autostrada Durrës – Morinë, shkruan "Monitor".

Subvencioni total i Rrugës së Kombit në lekë

 

Subvencioni i Kontratës koncesionare ”Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot – Morinë”

      8,580,000,000

Supervizion i kontratës koncensionare për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin e autostradës Milot – Morinë

      290,412,000

Defekte të fshehura të kontratës koncesionare për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin e autostradës Milot – Morinë

      563,000,000

Totali

      9,433,412,000

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anketa e INSTAT zbuloi se obeziteti po përhapet te shqiptarët për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH, dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të pade

Apartamentet luksoze në zonat qendrore në Tiranë po kapin majat, teksa një sërë projektesh luksoze janë në ndërtim.

Koha kur njerëzit në Shqipëri fillonin punë pas shkollës së mesme apo të lartë dhe dilnin në pension në po atë punë, ka përfunduar!

“Çmimi i hidrokarbureve është rritur në të gjitha pikat e karburanteve në Shqipëri.

Profesioni i kontabilistit të miratuar do të jetë tashmë i rregulluar.

Në vitin 2021, Shqipëria pritet të përfshihet në një proces të shpejtë plakje pasi numri i të moshuarve mbi 65 vjeç për 100 të rritur në

Tirana pritet të përjetojë një bum të lartë ndërtimesh, një pjesë e madhe e të cilave në zonën qendrore të saj.

Gjatë fundjavës në kalatat e portit po përpunohen 7 anije me mbi 27 mijë ton mallra.