Sa i shkurtuan stafet baret, restorantet, hotelet dhe fabrikat për shkak të pandemisë

17/09/2020 - 07:51

Baret, restorantet, hotelet, fabrikat ishin linjat që shkarkuan më shumë punonjës nga puna për shkak të pandemisë në tremujorin e dytë të vitit.

Kufizimet e lëvizjeve u shtrinë përgjatë 50 ditëve në prill-qershor, kohë në të cilën pjesa më e madhe e aktiviteteve sidomos në sektorin e shërbimeve u mbyllen plotësisht. Por edhe pas rihapjes, këto aktivitete kanë rinisur me staf të reduktuar me qëllim mbajtjen e kostove nën kontroll.

Sipas të dhënave të INSTAT, shkurtimet më të mëdha nga puna janë aplikuar nga sektori i bareve dhe restoranteve ku raportohet rënie e indeksit të punësimit me 31.8%, e pasuar nga hotelet me -20.2% dhe fabrikat me -12.8%.

Rënie të punësimit shënuan edhe disa linja të tjera shërbimesh të tilla si aktivitetet inxhinierike, me -2.5%, informacioni dhe komunikimi me -2.3%, tregtia dhe riparimi i automjeteve me -2.2% dhe agjencitë e udhëtimit me -2.1%.

Në disa linja të sektorit të prodhimit tregu i punës nuk është ndikuar nga pandemia. Furnizimi më ujë dhe përpunimi i mbetjeve shënoi rritje të punësimit me 4.6 për qind në raport me tremujorin e dytë të vitit. Kjo rritje duket se është nxitur nga punësimi në ndërmarrjet shtetërore të ujësjellësit, pasi pjesa dërrmuese e tyre janë në pronësi publike.

Sektori i ndërtimi gjithashtu shënoi rritje vjetore me 1.9 për qind gjatë pandemisë në tremujorin e dytë. Sektori nuk e ndaloi aktivitetin as gjatë masave kufizuese teksa nisja e procesit të rindërtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 duket se ka nxitur punësimin në ndërtim.

Rritje të punësimit ka pasur edhe sektori i energjisë elektrike me rreth 1.2 për qind. Prodhimi i energjisë elektrike nuk është prekur nga kriza teksa rritja e punësimit është nxitur nga investimet gjithnjë e në rritje në ndërtimin e HEC-ve.

Kriza që krijoi pandemia në ekonomi ishte e paprecedentë, pasi mbyllja e menjëhershme e ekonomisë njëherazi në të gjithë botën krijoi rënie të menjëhershme në punësimin dhe të ardhurat e ekonomive familjare edhe pse shtetet në të gjithë botën ofruan paketa ndihme.

Qeveria e Shqipërisë ka ofruar rreth 30 miliardë lekë pagesa dhe garanci sovrane në dy paketa ndihme kundrejt individëve dhe bizneseve të prekura nga masat kufizuese. Por aplikimi i ndihmës nuk ka mundur të frenojë të gjithë goditjen e në sektorët e shërbimeve nga të cilat ekonomia e vendit tonë ka varësi më të madhe.

Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se në 6 muajt e parë të vitit dolën rreth 49-50 mijë persona nga tregu i punës, ose rreth 6% e totalit të të punësuarve në vend.

Kjo është tkurrja më e madhe e numrit të të punësuarve në 6-mujorin e parë, të paktën që prej pjesës së parë në 2017-n, kur raportohen të dhënat e Anketës së Forcave të Punës. Në të njëjtën periudhë të 2019-s, kur ishte një kohë normale, tregut të punës iu shtuan 33 mijë persona. Ndërsa këtë vit, pandemia e Covid-19 ka reduktuar ndjeshëm numrin e të punësuarve. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Depozitat bankare shënuan një tjetër rritje të ndjeshme për muajin shtator, duke vijuar një tendencë të qëndrueshme kursimi, që është kon

Kompanisë Italiane INC S.P.A iu akordua dje nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) zbatimi i projektit hekurudhor Tiranë-

Banka Botërore i ka bërë një rishikim mbështetjes së reformave në disa vende përmes programeve të financimit që zbaton vit pas viti dhe S

Turizmi është një nga sektorët më të goditur globalisht sa i takon situatës së COVID-19 por edhe ai që mund të rimëkëmbet më shpejt.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu i regjistrimit në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) do të rritet në 10 milionë lekë, nga 2 milio

Mbivendosja e pasojave të tërmeteve me fillimin pandemisë së COVID –19 përballi bashkitë me një situatë dhe vështirësi të paprecedentë, k

Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve mbetet vulnerabël prej rritjes së shpejtë të numrit të pensionistëve dhe rënien e fuqisë punëtore s

Pёrsa i pёrket korrigjimeve tё llogarieve bankare me probleme, për të përfituar ndihmën financiare sipas paketave tё miratuara nga Qeveri

Qeveria ka planifikuar të aktivizojë vitin që vjen edhe 6 kontrata të reja koncesionare me Partneritet Publik Privat me një vlerë 217,5 m