Sekreti i bizneseve në Shqipëri sipas BERZH: Krijoni lidhje politike!

13/04/2018 - 10:29

Në Shqipëri lidhjet politike janë domosdoshmëri për të garantuar suksesin në biznes. Jakov Milatoviç, ekonomist i asociuar në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në një prezantim të posaçëm në kuadër të raportit të Tranzicionit 2017-2018, zhvilluar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, ka gjetur se në vendet e Ballkanit lidhjet politike janë shpeshherë shkaku i suksesit në biznes.

Shqipëria u rendit e treta nga vendet e BERZH, pas Maqedonisë dhe Bosnjës ku lidhjet politike prevalojnë në suksesin e bizneseve. 43% e firmave të anketuara në Shqipëri janë përgjigjur se lidhjet me politikën garantojnë ecurinë pozitive të aktivitetit, në një kohë që në vendet e tjera të rajonit dhe në ato në zhvillim, përqindja e bizneseve që mendojnë në këtë mënyrë është shumë më e ulët.

Ekonomisti i BERZH tha se sektori privat e sheh korrupsionin si një pengesë të madhe. 23% e bizneseve në rajon e konsiderojnë korrupsionin si një pengesë të madhe ose shumë të rëndë. Sipas Milatoviç, lidhjet politike janë parë nga shumë njerëz si çelësi i suksesit në jetë.

Sondazhi ka treguar se më shumë se një e treta e njerëzve mendojnë se lidhjet politike në Ballkan kanë më shumë rëndësi se sa përpjekjet që vijnë nga puna, inteligjenca dhe aftësitë, të cilat duhet të ishin çelësi i suksesit në jetë. Për pasojë, në Ballkan mungon përzgjedhja për shkak të meritokracisë dhe në vend të saj prevalon klientelizmi për shkak të interesave.

Ekonomisti i BERZH thotë se bizneset në rajon paguajnë kosto të larta të korrupsionit. Firmat në Ballkan humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të katër pengesave në mjedisin e biznesit, përkatësisht: krimit, mungesës së energjisë elektrike, infrastrukturës dhe korrupsionit.

Duke pasur parasysh se këto katër përmasa përfaqësojnë vetëm një të katërtën e 16 pengesave të përdorura në anketë humbja totale për shkak të mjedisit të papërshtatshëm të biznesit është padyshim shumë më e lartë. Në ekonomitë e zhvilluara problematikat në klimën e biznesit lidhen me madhësinë e tregut, eficencën e tregut të punës, përdorimi efikas i talenteve, teknologjinë etj.

Për pasojë, punëdhënësit po përballen me mangësi aftësish në punonjësit e rekrutuar. Mesatarisht 12% e firmave në Ballkan raportuan se forca punëtore ka arsim të pamjaftueshëm dhe kjo po shihet si një mangësi për perspektivën e tyre. Mospërputhja e aftësive shihet kryesisht në sektorët e prodhimit dhe të turizmit. /Monitor.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërkohë tarifat e studentëve janë rritur nga viti në vit sidomos pas 2015-s, të ardhurat nga tarifat që paguajnë ata kanë shënuar rënie

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” kanë publikuar informacionin mbi vlerësimin tatimor, mënyrat si bëh

Nëse ke dhënë një ambient me qira dhe nuk paguan tatimin në burim prej 15%, apo e deklaron më pak vlerën e qirasë në raport me realen me

Fluturie Qinami, 35 vjeçe, prej pak vitesh kishte një dyqan ushqimor në periferi të Tiranës.

Shqipëria e ka të nënfinancuar sektorin e arsimit nga arka publike, në raport me vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, por edhe me

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar një tjetër rekord të ulët për dekadën, duke u këmbyer poshtë 124 lekëve.

Studentët kanë pushtuar rrugët e Tiranës kundër rritjes së tarifave në Universitetit.  Edhe pse Shqipëria nuk ka shkollat dhe univeristet

Monedha e përbashkët ka zbritur sot në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2008, duke arritur në këtë mënyrë një rekord të ri të 11

Kostot e ndërtimit kanë shënuar rritje të ngadaltë dhe të qëndrueshme gjatë tremujorëve të fundit.