Komisioni i Ekonimisë ditën e sotme është zhvilluar me debate të shumta mes anëtarëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Në komision ishte i pranishëm dhe ministri i Finanacave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj për prezantimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

Megjithatë ishte deputetja e PD, Jorida Tabaku që kërkoi që në rend dite të vihej  çështja e Teatrit

Tabaku: Çdo diskutim qe ne kemi bërë në këtë komision ka dalë i vërtetë. Kemi ngritur shqetësimin për rritjen e vazhdueshme të taksave. Sot ka një kolaps me sistemin e taksave.Sot prona publike po falet po grabitet po i jepet një privati. Pasi qeveria rriti taksat me 5 mld euro nuk gjen dot para për Teatrin. Oligarkët janë duke marrë çdo tender. Negociatat nuk u hapën. I kemi pritur këto shqetësime. Qeveria është duke i përkeqësuar. Sot me pr/ligjin e Teatrit është afera më e madhe.Votat tona nuk do t’i ketë.Veliaj është mjeshtër për të sulmuar. Do kisha dashur të bënim një diskutim për teatrin por parlamenti nuk ia lejoi komisionit të ekonomise qe ky ligj te kalojë. Me këtë ligj shkelet kushtetuta e vendit. Shkelet ligji i koncensioneve. Tërhiqeni ligjin sa nuk është vonë.

Erion Braçe: Më vjen keq po dua t’iu them që ligji që kemi përpara është tatimi mbi të ardhurat të ndryshuar dhe mendoj që ky ligj që ul tatimin 5% për subjeket që do te merren me agroturizëm është me interes. Për këtë ligj kemi ardhur dhe për këtë ligj ndodhet Ahmetaj. Ligji i teatrit do fillojë të diskutohet në dy komisione të tjera. Nuk e vendos unë nëse duhet të diskutohet pr ligji i teatrit këtu

Më pas ka vijuar debati mes kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Braçe, dhe deputetit të PD, Bardh Spahia.

Spahia: Duhet të diskutohet ligji i Teatrit

Braçe: Nuk merr vesh nga kjo punë ti. Shko në komisionin e shëndetësisë bëj ndonjë punë atje.

Spahiu: O Erjonush.

Braçe: Ndërpritet mbledhja e Komisionit.