Shfryhen ndihmat për tërmetin, fatura 500 mln euro po financohet nga buxheti

06/08/2020 - 09:27

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, qeveria shqiptare nëpërmjet premtimeve, siguroi një shumë prej 1,1 miliardë eurosh donacione dhe hua, e cila ishte mjaftueshme për përballimin e krejt dëmeve të vlerësuara rreth 1 miliard euro.

Praktikat e mëparshme në raste të ngjashme kanë treguar se disbursimet reale kanë qenë më të ulëta se premtimet, por pandemia Covid-19, e cila ka goditur me të njëjtin intensitet të gjitha vendet donatore e ka përkeqësuar më tej klimën e dhurimeve për Shqipërinë.

Qeveria shqiptare duket se, është pesimiste për ecurinë e disbursimit të ndihmave, përderisa ajo ka rishikuar treguesit buxhetorë në periudhën e afatmesme duke i rritur financimet për tërmetin nga buxheti i shtetit.

Për tre vitet ne vijim qeveria çoi financimet nga burimet e brendshme për tërmetin në 62 miliardë lekë, me një rritje prej 130 për qind në raport me planifikimet e janarit.

Për vitin aktual janë planifikuar të përdoren nga buxheti 31 miliardë lekë nga 20 miliardë që ishin planifikuar nga fillimi i vitit ose 55% më shumë.

Për vitin 2021 do të shpenzohen për rindërtimin 25 miliardë lekë nga 5 miliardë të planifikuara në janar ose 400% më shumë, ndërsa në vitin 2022  janë planifikuar për tu shpenzuar 6 miliardë lekë nga 2 miliardë që ishin planifikuar në janar 2020.

Ministria e Financave kishte planifikuar në buxhetin fillestar 2020 të financonte procesin e rindërtimit me 20 miliardë lekë, nga të cilat 7 miliardë lekë do të merreshin nga ndihmat teksa, 13 miliardë lekë u morën borxh. Mirëpo deri në fund të qershorit të ardhurat nga ndihmat ishin vetëm 2,2 miliardë lekë dhe shumica e tyre i takojnë disbursimeve emergjente që u dhanë për të përballuar pandeminë Covid-19.

Fatura e rindërtimit që duhet përballuar nga buxheti u rrit më shumë se dyfishi nga fillimi i janarit duke shkuar në një total prej 500 milionë eurosh nga 217 milionë euro që ishin programuar në janar.

Financimi nga buxheti sipas Ministrisë së Financave po përballohet duke rritur borxhi publik, i cili vetëm për këtë vit do të zgjerohet me mbi 1 miliardë euro. Në muajin qershor borxhi arriti në 80% të PBB sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar sot një takim online me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun.

“Do të jetë një dimër i gjatë dhe i vështirë për biznesin. Një në tre biznese të vogla në Durrës ka falimentuar!”

Baret, restorantet, hotelet, fabrikat ishin linjat që shkarkuan më shumë punonjës nga puna për shkak të pandemisë në tremujorin e dytë të

Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020), “Covid-19: Përgjigjet e politikave në të gjithë Europën” përmbledh masat e m

Borxhi i jashtëm bruto i vendit u zgjerua me 8,6 për qind në tremujorin e dytë të vitit, kryesisht prej emetimit të Eurobondit me vlerë 6

Investimet e huaja shënuan rënie në gjashtëmujorin e parë të vitit, si rrjedhojë e përfundimit të projektit TAP, por edhe krizës së shkak

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për të mundësuar kalimin e masës së përfitimit financiar sipas paketave nr.1, iu bën thirrje të gjit

Sikurse në të gjithë botën pandemia Covid-19 ka vënë në presion sektorin shëndetësor në vendin tonë dhe sidomos spitalet publike, mirëpo

Kriza e epidemisë së Covid-19 ka nxitur një rritje të qarkullimit të parasë jashtë bankave.

Nga janari në gusht, mbi 1 milion vizitorë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri.