SHIFRAT/ Në Shqipëri verë ka, por e dini sa konsumon një person në vit

15/03/2018 - 08:02

E gjithë industria e verës përfshirë prodhim vendas dhe import, vlerësohet të ketë një volum tregtar prej rreth 2 miliardë lekë apo 15 milionë euro, ku pjesën më të madhe e zë prodhimi i huaj.

Shifrat e sakta të prodhimit të verës mungojnë, por prodhuesit vlerësojnë që në total të qarkullojnë në treg rreth 500 mijë shishe verë të llojeve të ndryshme.

Konsumi në Shqipëri vijon të jetë i ulët, megjithëse regjistrohet një rritje çdo vit pothuajse 10%, ndërsa renditemi në vendet e fundit të konsumit të verës në Europë. Kështu, konsumi për individ, llogaritet mesatarisht dy litra në vit. Raporti në tregun e verës në Shqipëri është 70 për qind import dhe 30 për qind prodhim vendas, gjë që konsiderohet një lajm i mirë për prodhuesit shqiptar të verës pasi vetëm pak vite më parë ky raport ka qenë 90 për qind me 10 për qind.

Raporti i vendosur para disa vitesh ka qëndruar në të njëjtat shifra edhe gjatë vitit 2017, duke bërë që prodhimi vendas të jetë i avashtë në fitimin e terrenit ndaj markave të huaja. Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, sa i përket importeve, vihet re blerja nga jashtë në masë të madhe e verës prej rrushit të freskët, tregues që ka pësuar rritje gjatë vitit që lamë pas në krahasim me vitin paraardhës.

Kështu, është importuar rreth 4900 tonë verë nga rrush i freskët gjatë vitit 2017 me vlerë 12 milionë euro nga 4100 tonë që është importuar gjatë 2016-ës me vlerë 8.6 milionë euro. Sipas prodhuesve dhe të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në të gjithë Shqipërinë janë rreth 100 kantina serioze, ndërsa vetëm rreth 10 prej tyre kanë prodhim sasior më të lartë dhe në normat e prodhimit të standardeve që kërkon kjo industri. /Scan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të prurjeve të emigrantëve, deri në fund të 2017-s, janë futur në ekonominë shqiptare 26 milia

Numri i të punësuarve sipas Rajoneve nxjerr në pah situatën e trishtë ku në 9 qarqe të vendit punësimi në bujqësi zë 60-86 për qind të to

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për kompaninë e cila do të përzgjidhet për vënien në operim dhe menaxhimin me 35

Personat fizikë nuk do të duhet të depozitojnë më në organet tatimore vendimin e destinimit të fitimit, ndërsa personat juridikë që i dor

Në kuadrin e mbrojtjes së investitorit dhe edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tërheq vëmendjen në lidhje me investim

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se këtë vit ka qenë se

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.

Arsimi merr për familjet e reja  çerekun e shpenzimeve, madje më shumë  se për t’u ushqyer dhe strehuar.

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar ditën e shtatë radhazi me rënie në tregun vendas.