Shifrat/ Sa familje dolën nga skema e ndihmës ekonomike

21/09/2018 - 07:42

Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT. Në gjashtëmujorin e parë të vitit përfituan ndihmë ekonomik rreth 52 mijë e 700 familje, nga rreth 81 mijë e 900 mijë familje që ishin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.

Nga të dhënat shihet se mbi 35 për qind e familjeve që më parë trajtoheshin me ndihmë, tani nuk e marrin më. Mirëpo teksa numri i familjeve është shkurtuar me ritme të larta, masa e ndihmës për familje ka shënuar një rritje të lehtë. Në gjashtëmujorin e parë të 2018 paga mujore ishte rreth 5,100 lekë, nga rreth 4,200 lekë që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Kësti mujor i ndihmës ekonomike është shumë më i ulët si minimumi jetik. Aktualisht sipas standardeve ndërkombëtare të varfërisë minimumi jetik është 2 dollarë në ditë. Shuma kjo e konvertuar me monedhën vendas i bie rreth 8 mijë lekë në muaj. Ndërsa sipas studimeve kombëtare (Avokati i Popullit 2016) minimumi jetik në Shqipëri për një person është 16 mijë lekë në muaj.

Edhe pse numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike po shkon drejt përgjysmimit, pagesa për ndihmën ekonomike është 35 për qind më e ulët se kufiri ndërkombëtar i minimumit jetik dhe 68 për qind më i ulët se vlerësimet kombëtare. Në shkurt të këtij viti, aplikimi i sistemit të ri të Ndihmës Ekonomike nxori nga skema disa mijëra familje duke ulur me më shumë se 1 të tretën numrin e familjeve që përfitonin.

Në atë kohë shumë prej familjeve shprehën ankesën se ishin përjashtuar me pa të drejtë dhe se kriteret e përdorura nuk ishin tregues realë të situatës. Kjo bëri që bashkitë të mbyteshin me ankimime, të cilat i transferoheshin më pas Ministrisë së Mbrojtjes Sociale e cila është edhe përgjegjësja për projektin. Por nga ajo kohë duket se edhe vetë institucionet kanë konstatuar se numri i familjeve të varfra është më i madh sesa ajo që sistemi ka “mbajtur” falë plotësimit të kritereve.

Një rishikim i fundit i projektit “Modernizimi i Asistencës Sociale” nga ekipi i Bankës Botërore dhe publikuar këto ditë tregon se në fakt banka është në negociata me qeverinë për të parë mundësinë e shtimit të numrit të familjeve të varfra në skemë./Monitor

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Verën e kaluar, pasagjerët që udhëtonin në Shqipëri në fillim të muajit gusht dhe ata që donin të largoheshin në fund të atij muaji u për

Sipas një studimi të fundit, mbi pabarazinë gjinore, diskriminimin dhe institucionet sociale, Shqipëria ka hendek të ulët sip

Qeveria duket se së fundmi ka vendosur të përmbysë modelet e veta të zhvillimit në disa sektorë.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përveç Shqipërisë fondet për bujqësinë kanalizohen si mbështetje direkte për fermerët, kryesis

Sado e çuditshme që mund t’ju duket, Po – dashuria kushton.

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për

Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT raportoi se,

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për ‘kontrollin e pompave’ në stacionet e karburanteve.

Ish-ministri i Financave dhe kryetari i Komisionit te Ekonomise dhe Financave, Arben Ahmetaj thotë se sipas Raportit të Komisionit Evropi

Volumi gjithnjë e në rritje i pasurive të sekuestruara paraqet nevojën për përmirësime të mëtejshme ligjore.