Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot serinë më të re të kartëmonedhave shqiptare. Në një ceremoni të mbajtur brenda ambjenteve të Bankës së Shqipërise, guvernatori Gent Sejko prezantoi kartëmonedhat me dizenjo të re.

Sejko theksoi se pas më shumë se 20 vitesh, dizajni i kartëmonedhave të qarkullimit vjen i rifreskuar dhe me elemente sigurie të përmirësuara.

Tashmë kartëmonedha shqiptare ka një pamje krejtësisht moderne dhe në të njëjtën kohë është më rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë.