SHIP2Shore: Porti i Durrësit dhe zgjidhja otomane

24/02/2013 - 11:56

DURRES, 24 shkurt 2013 – Në një shkrim për të përjavshmen online Ship2Shore, gazetarja italiane Francesca Niccolai analizon nënshkrimin e marrëveshjes mes Autoritetit Portual të Durrësit dhe kompanisë turke Kurum, e cila mori me koncesion terminalin e kontejnerëve, me të drejtë shfrytëzimi 35 vjet. Duke bërë një analizë të gjatë të privatizimeve që kompania turke ka bërë në Shqipëri ku ndër të tjera futen kombinati metalurgjik i Elbasanit, 4 HEC-et e blera së fundmi, kantieri detar i Durrësit (ky i fundit ju rikthye Autoritetit Portual Durrës dhe në këmbim Kurumi mori terminalin e konteinerëve) etj., Niccolai ndalet në perspektivën e terminalit të konteinerëve nën administrimin turk.

Kurum së bashku me kompaninë malteze, Mariner, e specializuar në zhvillimin dhe administrimin e terminaleve të konteinerëve, synojnë të rrisin në mënyrë të ndjeshme në vitet në vazhdim volumin e mallrave të transportuara me kontejnerë në portin e Durrësit.

Duke u bazuar në pozicionin strategjik të portit të Durrësit dhe raportin e privilegjuar që ai ka me vendet e tjera ballkanike, drejtuesi i Kurum, Zeki Kaya, parashikon se kapaciteti i përpunimit të konteinerëve do të rritet nga 80 mijë TEU, që është aktualisht, në 300 mijë TEU. Gjithsesi pengesë kryesore tani për tani është thellimi i basenit hyrës të portit, që lejon ankorimin e anijeve që transportojnë deri në 1700 TEU, ndërkohë që turqit e Kurum aspirojnë të sjellin në kalatat portuale anije që mbartin më shumë se 2000 TEU.

Nga ana tjetër Niccolai bën edhe një analizë të pozitës së privilegjuar që Porti i Durrësit ka me portet e tjera shqiptare; Vlorë, Shëngjin dhe Sarandë. “Në një kohë kur Europa vuan pasojat e recesionit, porti i Durrësit, gjatë vitit 2012, ka shënuar një tjetër arritje përsa i përket volumit të shkëmbimit të mallrave”,- thotë Niccolai. Duke folur me gjuhën e shifrave, në vitin 2012, volumi total i mallrave të përpunuara në portin e Durrësit i kaloi 3.5 milion ton, ose 41 mijë ton më shumë sesa një vit më parë. Eksportet arrijnë në 1.35 milion ton, ndërkohë edhe transporti i kontejnerëve ka shënuar rritje, pasi gjatë vitit që sapo u mbyll janë përpunuar 83 mijë TEU nga 78 mijë TEU në vitin 2011.

Duke iu referuar shifrave të Institutit të Statistikave, porti i Durrësit përpunon 90% të trafikut detar kombëtar dhe kjo vjen si pasojë e monopolit që porti më i madh në vend ka në krahasim me 3 portet e tjera shqiptare.

Porti i Vlorës, i dyti për nga rëndësia ka përpunuar vetëm 25 mijë ton mallra gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, me një volum prej 3% në nivel kombëtar, ndërkohë që edhe porti i Shëngjinit vjen me një bilanc negativ për vitin 2012.

Nikolai nënvizon në shkrim se shifrat negative të bilancit vjetor të portit të Shëngjinit vijnë si pasojë e mungesës së investimeve dhe gjeopolitikës. Shëngjini shpresonte se do të përpunonte gjithë volumin e mallrave tranzit për Kosovë, meqë shteti i shpallur vetëm 5 vjet më parë nuk ka dalje në det. Por Bashkimi Europian ka vlerësuar se vetëm Durrësi mund t’i shërbejë jo vetëm mallrave për Shqipërinë, por dhe atyre për tregun maqedonas, kosovar dhe malazez.

“Në bankinat e portit të Durrësit thuhet qartë se jo gjithnjë konkurenca është një gjë e mirë dhe për të mbuluar nevojat e një tregu prej 5-6 milion banorë, një port i vetëm ‘del dhe tepron’”,- thotë Niccolai në shkrim.  

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.ship2shore.it/italian/articolo.php?id=10698

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për të gjithë bizneset që operojnë në zona pa mbulim interneti administrata tatimore sqaron procedurat që duhet të ndjekin para lëshimit

Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive amerikane, ka deklaruar se fakti që nuk i duhet të punojë më me Donald Trump është

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të OSBE-së në vendin to

Rreth 188 milionë euro vlerë likuiditeti përfituan bizneset shqiptare nga shtyrja e kësteve të kredive, masë të cilën e ndërmori Banka e

Shqipëria u përfshi pak kohë më parë nga debati i legalizimit të mjeteve virtuale duke argumentuar se vetëm përmes rregullimit të kuadrit

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe material

Shqipëria mund të jetë një destinacion tërheqës për prodhuesit europianë, të cilët po marrin në konsideratë zhvendosjen e njësive të prod

Maryam Salim, menaxhere e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, në një intervistë ka bërë një përshkrim të situatës ekonomike në të cilën

Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit.